Një tjetër shpërthim ka ndodhur në vend, këtë radhë në Tiranë. Një sasi eksplozivi i është vendosur automjetit të një efektivit të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Krujës, i cili ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sot.
Sipas të dhënave zyrtare rreth orës 03:55 të mëngjesit të sotëm, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një shpërthim në rrugën “Kastriotët”.
Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka konstatuar të dëmtuar në pjesën e përparme automjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë.
Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.
a.ç