Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, Policia e Gjirokastrës ka marrë një telefonatë ku njoftohet për një shpërthim në një banesë në fshatin Shtëpëz.
Bëhet fjalë për banesën e familjes Tola. Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale por nuk dihet ende nëse ka qenë aksidental apo eksploziv i vendosur. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. /e.s/