Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në Durrës.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 01:15 të mëngjesit, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së Q.H., 54 vjeç. Blutë e qytetut bregdetar sqarojnë se ka shpërthyer një sasi e vogël lendë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.