Të paktën 40 persona u vranë nga shpërthimi i një makine bombë, në qendër të Bagdadit, dje në mbrëmje vonë, sipas policisë dhe burimeve mjekësore.
Më shumë se 60 persona u plagosën kur një makinë e ngarkuar me eksploziv shpërtheu pranë një qendre tregtare.
Nuk ka të dhëna se kush mund të fshihet pas shpërthimit.
Bagdadi ka qenë shpesh qendër e sulmeve me bomba vdekjeprurëse, shumica e të cilave mendohet të jenë kryer nga Shteti Islamik.
Ata shpesh synojnë vende të mbushura me njerëz, tregje dhe restorante në zonat shiite si dhe tubime fetare të tyre./a.m.