Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Varagë, të Zubin Potokut.
Cak ka qenë kanali i ujësjellësit të kompanisë “Ibër Lepenci”. Për pasojë, uji po derdhet në mënyrë të pakontrolluar, shkruan A2 CNN.
Furnizimi me ujë tashmë është ndërprerë për qytetarët e Mitrovicës, ndërsa rrezikohet që të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike pasi i njëjti ujë i shërben edhe Korporatës Energjetike të Kosovës për ftohje në termoncentralet e saj të prodhimit të rrymës.
Ky sulm vjen pas atyre me granata në Zveçan, fillimisht në stacionin policor e më pas edhe te komuna.