Tre persona jënë lënduar për shkak të një shpërthimi në Kerrpimeh të Podujevës. Dyshohet se shpërthimi ndodhi prej një grante të dorës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth ores 14:00, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kerrpimeh te Podujeves. Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku bazuar ne hetimin fillestar dyshohet se nga nje mjet shperthyes (dyshohet per granate dore) jane lenduar tre persona te cilet jane derguar per tretman mjekesor. Për zbardhjen e rrethanave te këtij rasti jane duke punuar njesitet perkatese ne bashkepunim me prokurorin e shtetit i cili po ashtu ndodhet ne vendin e ngjarjes”, tha policia. /a.meta