Vullkani Calbuco në jug të Kilit ka shpërthyer të mërkurën mbrëma pas më shumë se 40 vjetësh.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e të gjithë 1 .500 banorëve në rajonin prej 20 kilometra përreth vendit të shpërthimit në fshatin Ensenada, që ndodhet 1.000 kilometra në jug të Santiagos.
Shërbimi Shtetëror për Miniera dhe Gjeologji Sernageomin ka njoftuar se Calbuco nxjerr sasi të mëdha të hirit.
Mediat lokale kanë raportuar për trafik të ngarkuar, ndërkohë që banorët kanë braktisur zonën e rrezikuar.
Shpërthimi i Calbucos është i fundit në nga një seri që kanë ndodhur në muajt e fundit në Kili, ku vlerësohet se ndodhen rreth 4.000 vullkane.
Muajin e kaluar ka shpërthyer vullkani Villarica duke nxjerrë tym dhe hirin, por nuk ka rrezikuar banorët lokalë.
Në maj 2008 ka shpërthyer vullkani Chaiten në afërsi të qytetit me të njëjtin emër. Atëherë janë evakuuar 5.000 banorë, ndërsa pritet që qyteti të rindërtohet plotësisht.
https://www.youtube.com/watch?v=mLWHBQdvZLM
Redaksia Online
(Javanews.al)













