Një punëtor ka vdekur dhe një tjetër është plagosur nga shpërthimi i tritolit në një gurore të Krujës.
Sipas mediave informative, i plagosuri është Gani Demnushi, 48 vjeç, që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, kurse nuk bëhet ende me dije identiteti i viktimës. Demnushi ka plagë të rënda në kokë dhe rrezikon të humbasë njërin sy.











