Kryeministri Rama mori sot në mbrojtje presidentin e Kosovës teksa tha se ai është ish-komandanti i padiskutueshëm i UÇK.
“Të shohim të ardhmen në mënyrë të qartë. Sot duhet të ndajmë shapin nga sheqeri.
Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar dhe gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes dhe me një sy të vetëm: Shqiptarët nuk duhet jenë të ndarë.
Ata duhen të bashkohen si një komb me dy shtete që dëshirojnë të jetojnë pa kufij mes njëri- tjetrit. Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës.
Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar” – tha Rama para gazetarëve.
Deklarata e kreut të mazhorancës iu referua pretendimeve se Hashim Thaçi po bën tradhti për marrëveshjen e kufijve me Serbinë.
/javanews/b.d










