Partia demokratike ditën zyrtare të çlirimit të Shqipërisë ka atë të 28 nëntorit, madje edhe dje drejtuesit më të lartë të kësaj partie kryen homazhe në varrezat e Dëshmorëve të rënë në krye të luftës Nacional Çlirimtare. Por Kapri ka zhvilluar sot homazhe si dhe disa aktivitete kulturore në këtë qytet.
Burime pranë PD-së së Pogradecit bëjnë me dije se raportet e demokrateve dhe kryetarit të Bashkisë prej kohesh janë të tensionuara.
Express mëson se Kapri nuk thirret në mbledhjet e grupeve organizative të PD në qytet. Konflikti ka nisur që me emërimet në administratën e Bashkisë për tu përshkallëzuar deri me sot. Kapri u shmang edhe në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit nga kandidati i asaj kohe Klevis Balliu.
Burimet thonë se Balliu mbështet kundërshtarët politike të Kaprit brenda partisë së këtij qyteti. Dhe me fitoren si deputet, zgjedhjet për Bashkinë e qytetit që priten të mbahen në 2019 do të kenë një tjetër kandidat të së djathtës, që pritet ta vendosë dhe mbështetet nga Balliu.
/GazetaExpress/











