Një shpërthim ka ndodhur sot në Stamboll në një minibus gjatë lëvizjes së tij.
Sipas raportimeve të parë janë plagosur 7 persona.
Mediat turke shkruajnë minibisi po transportonte studentët e një universiteti privat në zonën e njohur si Pendik, pranë aeroportit Sabiha Gokcen. Fotot nga vendngjarja tregojnë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe automjeti është dëmtuar rëndë.
Nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Autoritetet gjetën gozhda dhe vida të shpërndara në zonë pas shpërthimit dhe po vlerësojnë mundësinë e një shpërthimi me eksploziv artizanal.
c.a