Ekspertët britanikë të rojes bregdetare kanë gjetur një minë detare gjigante, të vendosur nga nazistët që nga koha e luftës së dytë botërore.
Mina u zbulua në shtratin e detit në Solent dhe u shpërthye nga roja bregdetare. Ajo peshonte 680 kilogramë dhe u gjet gjatë punimeve për pastrimin e shtratit të detit, për të përgatitur arritjen e aeroplanmbajtëseve të reja të flotës britanike.