Një shpërthim ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Burime paraprake thonë se një automjet ka shpërthyer, pasi dyshohet se i është vendosur lëndë plasëse.
Lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës. Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në momentin e shpërthimit, automjeti mësohet se ndodhej brenda parkingut të një qendre tregtare që ndodhet në zonën e Komunës së Parisit.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se mjeti ka qenë i prokurorit Arjan Muça, të cilit dyshohet se i është vënë lëndë plasëse në pjesën e përparme.











