• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthen juristi i njohur, Vishaj: Kur prokuroria shkel haptazi ligjin për Tahirin, imagjinoni për qytetarët

by Java News
25/10/2017 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i shoqatës së avokatëve penalistë, Saimir Vishaj, i ftuar në studion e Report Tv nuk kursyen kritikat në adresë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për kërkesën që synonte arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Vishaj thotë se organi i akuzës shkeli nenin 34 të Kodit Penal, duke mos i garantuar të drejtat procedurale personit në hetim, në rastin konkret Tahirit. Ai tha se kur një gjë të tillë Prokuroria nuk e zbaton ndaj një ish-ministri, qytetari i thjeshtë apo një ish-punonjës që kapet për vjedhje, është krejtësisht i braktisur.

“Kemi veprime joligjore të Prokurorisë. Sot drejtësia po shkon në një dyshesë që është pak e besueshme. Anashkalimi i Ministrisë së Drejtësisë mua nuk më sjell një interes pozitiv. Nëse flasim për rrugë procedurale, çdo provë që do vijë do vijë përmes një rruge, drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë. Organi i akuzës i ka pasur të gjitha mundësitë, sepse çështja nuk nisi në datën 17, por çështja ka nisur që në vitin 2015. ​

Baza e provës i takon organit të akuzës. Akuza ka gabuar ndaj Tahirit, që në momentin e regjistrimit të tij në regjistrin e veprave penale. Neni 34 i Kodit Penal thotë se në momentin që prokurori regjistron një ccështje ndaj një personi në hetim është i detyruar t’i japë të drejtat procedurale personit në hetim. Mosdhënia e kësaj letre zotit Tahiri, imagjinoni një punonjës të thjeshtë që kapet për një vjedhje. Sot në burgjet shqiptare kemi shumë të varfër, shumë njerëz punëtorë dhe jo ata që kanë kryer vepra të rënda penale”, u shpreh Vishaj.

Ai e quan të gabuar ndjekjen e çështjes Tahiri nga tre prokurorë. “Të tre janë profesionistë, kjo që janë nga Tropoja apo nga Vlora, për mendimi tim është fyerje. Por çështja duhej të bëhej me short dhe jo me tre prokurorë. Dhe kjo solli këtë rezultat. Nëse do kishim një prokuror në ushtrimin e të drejtës penale, do kishim reuzltat tjetër. Vajtja e tre prokurorëve në mënyrë të rrufeshme, bëri që kjo të sfumohet përballë një maxhorance cila në momeitn e parë pa, a ka dyshim të bazuar në prova...”

I pyetur nëse kishte prova Prokuroria kundër Tahirit, Vishaj tha se ka dyshime të bazuara në prova. “Në momentin kur Parlamenti sot ka marrë një vendim duke pranuar pjesërisht Prokurorinë, do të thotë se kemi dyshim të bazuar në prova. Ky dyshim, për aq kohë sa dyshon. Ligji pranon ose arrestin, kontrollin e banesës ose arrestin në shtëpi. Nëse Prokuroria shkon të kontrollojë banesën, është nonsens, sepse po shkon pas 10 ditësh. Çfarë kontrolli personal kërkon kur kanë kaluar 10 ditë?”, tha ai.

ma.me

Next Post
Ratajkowski, e mrekullueshme me format bombastike

Ratajkowski, e mrekullueshme me format bombastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

February 13, 2026
Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

February 13, 2026
Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

February 13, 2026
Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

February 13, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

February 13, 2026
Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

February 13, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

February 13, 2026
Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

February 13, 2026
Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In