Eden Hazard nuk po mund ta harrojë humbjen prej 3:0 nga Arsenali.
Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, ende nuk po mund ta harrojë humbje shokuese në ‘Emirates Stadium’ të shtunën, ku Arsenali fitoi derbin londinez duke mposhtur ‘Blutë e Londrës’ me rezultat 3:0, përcjell Gazeta Express.
“Nuk ka arsyetime”, tha ai për faqen zyrtare të klubit. “Nuk luajtëm aspak mirë. Humbëm shumë duele”.
“Shkuam në ‘Emirates’ për ta fituar ndeshjen, por bëmë shumë gabime – së pari në golin e parë, pastaj në të dytin, dhe derisa kuptuam këtë morëm edhe të tretin. Ata luajtën shumë më mirë”, shtoi Hazard.
“Duhet të luajmë më mirë. Në tre ndeshjet e fundit kanë qenë në lojë nëntë pikë, derisa ne kemi marrë vetëm një – është zhgënjyese”, përfundoi Hazard, citohet “Express”. (b.an)