Një incident i rëndë ka ndodhur në Montesarchio në krahinën e Beneventos në Itali, ku pati shpërthim në një shtëpi.
Sipas mediave italiane, nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë një 58-vjeçar shqiptar, i cili u dërgua në spital. Për shkak të kushteve të rënduara shëndetësore, 58-vjeçari u transferua në një tjetër spital për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ai ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat vendosën nën kontroll flakët e zjarrit. Shkaqet që shkaktuan shpërthimin në shtëpi janë ende të panjohura, por dyshohet se mund të ketë qenë bombola e gazit./a.m.