Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një banesë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në Pogradec, rreth orës 05.30 të mëngjesit të sotëm, në zonën e njohur si Rruga e Volorekës.
I plagosur nga shpërthimi ka mbetur i zoti i banesës, Ylli Latifllari, 59 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra i plagosuri është dërguar në repartin e djegieve në Tiranë.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.
g.kosovari