Një bombol gazi ka shpërthyer në një karburant në hyrje të Ksamilit.
Për pasojë ka mbetur i plagosur 28-vjeçari me iniciale F.I., i cili po kryente disa pune në karburant.
Ai është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se shpërthimi dyshohet se ndodhi nga pakujdesia.
Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur neutralizimin e menjëhershëm të zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r