Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Korçë ku si pasojë ka plagë të rënda një shtetas 63-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 në Korçë, në banesën e shtetasit E.P, rreth 63 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bombula ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie trupore shtetasi i mësipërm i cili është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./a.ç











