Një banesë është djegur në Maliq të Korçës pasi ka shpërthyer bombola. Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në një pallat 5-katësh.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Në momentin e ngjarjes në pallat ka patur banorë, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Zjarri ka rrezikuar edhe apartamentet ngjitur. Nga raportimet e para nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
/a.r