• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shpërthejnë protestat në fabrikën gjigante të iPhone në Kinë, thyhen kamerat dhe xhamat

by A R
23/11/2022 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fabrikën më të madhe të iPhone – Foxconn në qytetin kinez Zhengzhou kanë shpërthyer protesta. Sipas pamjeve të shpërndara në internet, tregohen punonjës që marshojnë, ndërsa disa njerëz përballen me policinë. Ata që e transmetuan drejtpërdrejt skenën kanë pretenduar se punëtorët ishin dhunuar nga policia.

Muajin e kaluar, një rritje e rasteve të Covid bëri që kompania të ndërpriste punën, duke bërë që disa punëtorë të kthehen në shtëpi. Kompania më pas rekrutoi punëtorë të rinj me premtimin e shpërblimeve bujare. Pamjet e shpërndara gjerësisht tregonin punëtorët që bërtisnin: “Mbroni të drejtat tona! Mbroni të drejtat tona!”

Punëtorët e tjerë u panë duke thyer kamerat e vëzhgimit dhe xhamat me shkopinj. Po ashtu në disa pamje të tjera, duken punëtorët teksa ankoheshin për ushqimin që u ishte dhënë dhe thoshin se nuk kishin marrë bonuse siç u ishin premtuar.

“Ata ndryshuan kontratën që ne të mos mund të merrnim shpërblimin siç kishin premtuar. Ata na karantinojnë, por nuk japin ushqim. Nëse ata nuk adresojnë nevojat tona, ne do të vazhdojmë të luftojmë, “ tha një punonjës i kompanisë.

Ai gjithashtu pretendoi se kishte parë një burrë të plagosur rëndë për të cilin tha se mund të vdiste pas dhunimit nga policia. Një punonjës, i cili kohët e fundit nisi të punonte në fabrikën e Zhengzhou tha gjithashtu se punëtorët po protestonin sepse Foxconn kishte “ndryshuar kontratën që kishin premtuar”.

 “Ata punëtorë që po protestojnë duan të marrin një shpërblim dhe të kthehen në shtëpi”, tha një prej anëtarve të stafit.

Në lidhje me protestën, kompania Foxconn ende nuk ka komentuar.

Në fund të muajit Tetor, shumë punëtorë u larguan nga kompania për shkak të rritjes së rasteve të Covid.

Në fillim të këtij muaji, Apple deklaroi se do të ketë dërgesa më të reduktuara të modeleve të iPhone 14 për shkak të ndërprerjes së prodhimit në Zhengzhou.

/a.r

Next Post
Moti i keq / Lumi Drin pranë pikës kritike, ja si paraqitet situata sot në Lezhë

Moti i keq / Lumi Drin pranë pikës kritike, ja si paraqitet situata sot në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026

Në 5 vjet: 22.1% rritja e çmimeve, 51.4% rritja e pagave, 24% rritja e pensioneve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In