• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërrallimet cytanike nga Kosova: Nga Skënderbeu me bisht te Rama spiun serb!

by Albert P. Nikolla
17/01/2020 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Albert P. Nikolla

Ka një njollë të zezë që duket si metastazë në trupin e brishtë të shoqërisë kosovare e cila bëhet tash e parë burim shpifjesh kundër personaliteteve më të rëndësishëm e që janë shtylla formuese të kombit shqiptar, deri te politikanët që kanë sjellë risì në kulturën e shtetbërjes shqiptare. Aq shumë janë shquar vitet e fundit këto shpërrallime saqë të krijojnë përshtyjen e një realiteti cytanik të programuar kundër Shqipërisë. Sëfundi, kjo metastazë duket se ka prekur edhe disa politikanë, këtej e andej kufirit, që me ofëm e bulçim shprazin bataret kundër Edi Ramës si komplotist serb kundër Kosovës. Çmenduria ndër ne shqiptarët, hera herës, merr përmasa aq groteske sa njeriu normal nuk i zë besë vetes në është zgjuar apo jerm.

Që pas mbarimit të luftës në qershor të 1999-s, me migrimet e ndërsjellta drejt e prej Lindjes së Mesme, ka zënë fill një rrymë diabolike kundër Skëndërbeut, e cila në qëllimin e saj të errët nuk heziton as shfytyrimet fizike të Heroit tonë Kombëtar. Po sjell në kujtesën e lexuesit gjetjen e bustit të ndyrë të ardhur nga Kosova në shkurt të vitit 2014. Përkonte, për çudi, edhe me përvjetorin e shpalljes shtet të Kosovës! Aq i mirëmenduar ishte në mbrapështinë e tij ky projekt sa gjatësia e bustit prej 3 metrash dhe bronxi i shpenzuar të bëjnë të mendosh se kishte një projekt të mirëstrukturuar e financuar për goditjen e tij. Përdhosja e Skënderbeut është përdhosje e kombit shqiptar në Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka shqiptarë në botë!

Nuk kam qenë kurrë i prirur pas ideve konspirative por më shumë me ka yshtur kureshtja prej studiuesi se çfarë fshihet pas këtyre gjëmave kulturore! Asokohe pata kryer një udhëtim në Kosovë te disa miq të mi për të kuptuar më thellë se si është e mundur një ngjarje e tillë! Shumë prej tyre më thanë se në Kosovë, në një pjesë të shoqërisë, po zë rrënjë një ide e rremë sikur Skënderbeu ishte anti-islamik. Sillen e pështillen të vërteta e të pavërteta e bëhet një mishmash ku Heroi paraqitet si luftëtar kundër myslimanëve e jo kundër pushtuesit. Një studiues mik nga Kosova, si me të qeshur, më pat thënë: harrojnë këta budallenjtë shpifës se në hordhitë osmane kishte jeniqerë të të gjitha racave e feve! Po aq e ndyrë dhe e padenjë është edhe tendenca tjetër fyese kundër Shenjëtores Nënë Tereza! Kësaj here shpifjet dhe fyerjet nuk vijnë vetëm në nivelin e fshehtë e intim të qebaptoreve por edhe ndër figura institucionale! Njëri syresh nuk pat hezituar ta quante kurvë që e ka vendin në xhehnem (shqip: ferr)!

Shenjëtorja e përvuajtur paraqitej herë si sllave e herë si katolike që përhap fenë e krishterë kundër kundër myslimanëve. Sa për kuriozitet për të pashkollët, pjesa më e madhe e të varfërve të ndihmuar nga Urdhëri i kësaj Shenjëtoreje kanë qenë myslimanë e indu! Asnjë shoqëri e cila ngjizet mbi baza solide kulturore, nuk ka të ardhme kur bazohet mbi shpifjet e urrejtjen. Vetëm respekti e dashuria mund të krijojnë një klimë të paqtë ku çdo kulturë e fe gjen aty strehën e dinjitetit midis gjithë feve e traditave të ndryshme! As shkrimtari i madh Kadare, ai që e bën kombin tonë të njihet në katër anët e botës, nuk i ka shpëtuar shënjestrave të antishqiptarëve që e konsiderojnë Kosovën si një njësi ekskluzivisht fetare duke krijuar premisa dasie mes shqiptarëve. Në mjaft rrjete sociale me bazë në Kosovë, Kadare shfaqet si anti-kosovar pasi paska shkruar se në Kosovës dikur paska qenë përhapur edhe krishtërimi!! Po sikur t’u kujtoj këtyre injorantëve se Turqia ka qenë toka më e famshme e 500 viteve të para të krishtërimit antik a mos vallë do të më quajnë edhe mua anti-turk?! Ekzistenca e krishtërimit apo islamit në harqe kohore të ndryshme në një zonë të caktuar nuk duhet të jetë motiv dasie por pasurie të thellë shpirtërore për ndjekësit e këtyre dy feve të madha që janë të dyja fe motra në atin e tyre Abrahamin!

Veç kësaj përmase kulturore e fetare, teknikët e rëndomtë të ideologjisë së shpërbërjes kanë kaluar në platformën e dytë shpifëse, ose më saktë në idetë e konspiracionit të komplotistëve filoserbë kundër Kosovës. Një politikan i famshëm e mendjendritur që u bë pré e këtij sulmi ishte Rugova. Fill pas luftës mbi të u hodh baltë duke e akuzuar si paqësor i tepruar dhe spiun i Millosheviçit! Spekullimet kishin mbetur në një pikë të rëndomtë të një takimi që ai pati me dikatorin serb Millosheviç gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Për aq kohë sa këto përgojime mbesin në nivelin e ambienteve me tym qebaptoresh, edhe mund të tolerohen, por kur ky tym dehës prek edhe figurat politike të rangut më të lartë shtetëror si R. Haradinaj, atëherë situata duhet marrë seriozisht! Nuk mund të gjendet asnjë bazë formale logjike minimale për të shpjeguar marrinë e Haradinajt duke akuzuar Ramën si komplotist shkëmbimi territoresh të Kosovës me Serbinë! Nëse këtë gjë e ka bërë kryekëput nga marrëzia, mund të ketë edhe një përdëllim ndaj tij, por nëse diçka të tillë e ka bërë me synim diabolik, atëherë duhet drejtësi. Pikërisht për të kuptuar këtë dilemë, kallëzimi i Kryeministrit Rama ndaj tij është detyrë politike, kulturore dhe atdhetare sepse Rama nuk përfaqëson vetëm veten e tij por gjithë shtetin shqiptar dhe dinjitetin e tij.

Krahasimi i këtij kallëzimi dhe asocimi i tij me absurditetet nga disa analistë shqiptarë si: “Rama në shërbim te Serbisë”, “Rama spiun serb” e dëmtojnë jashtë mase forcimin politik e kulturor të shtetit të Kosovës. Shpifje të tilla janë krejt e të padenja për një mendje të shëndoshë e për një politikan që ia do vërtetë të mirën shtetit e kombit të tij. Përveç një reagimi intelektual në Shqipëri kundër kësaj shpifje të marrë të Haradinajt, do të ishte e udhës edhe një reagim po aq i fortë në Kosovë. Indiferenca ndaj saj do të ishte e trishtë për shoqërinë dinamike kosovare. Përsa i takon indiferencës, më vijnë ndërmend vargjet e Kadaresë te poezia “Laokonti”, e cila përfundon: “Nëse një ditë nga inati do pëlcas / si i thonë do bëj krak / indiferenca jua do bëhet shkak”. Indiferenca masive ndaj tyre është e dhimbshme e fatkeqe dhe eliminimi i saj është premisë “sine qua non” për shëndoshjen morale të shoqërisë shqiptare në Kosovë e Shqipëri.

Next Post
Gripi shkakton 8 viktima në Greqi, apeli i mjekëve: Vaksinohuni sa më shpejt!

Gripi shkakton 8 viktima në Greqi, apeli i mjekëve: Vaksinohuni sa më shpejt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

“Sulme” të reja nga SHBA, përgjigjet Kallas: Europa ka nënvlerësuar fuqinë e saj

December 7, 2025
Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

December 7, 2025
Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

December 7, 2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

December 7, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 8 Dhjetor 2025

December 7, 2025
Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

December 7, 2025
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

December 7, 2025
Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

December 7, 2025
“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

December 7, 2025
Episodi i rrallë/ Dy presidentë brenda një limuzine, Vladimir Putin udhëtoi me ‘Bishën’ e Trump

Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In