• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët nis më 1 dhjetor/ Kreu i ISSH jep lajmin e mirë: Përfitojnë edhe ata që..(VIDEO)

by Os De
27/11/2025 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të nisë zyrtarisht më 1 dhjetor 2025, paralelisht me pagesat mujore të pensioneve. Lajmi u konfirmua nga drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në Klan News me gazetaren Enita Mema, vetëm një ditë pasi Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për bonusin festiv. 

“Shpërndarja e bonusit do të fillojë bashkë me pagesat e fillimit të muajit dhjetor. Praktikisht dhe teorikisht do të fillojë në 1 dhjetor. Edhe pse dita e hënë është pushim, ne kemi rënë dakord me Postën Shqiptare që edhe dita e hënë do të jetë ditë pune, që do të thotë se pensionistët të paraqiten që në orën 08:00 për të tërhequr këstin mujor bashkë me bonusin e fundvitit”, tha Hado. 

Ai bëri me dije se tashmë ka filluar puna në ISSH për gjenerimin e faturave të pensioneve për muajin dhjetor, si dhe për bonusin e fundvitit, ndërsa Posta Shqiptare është financuar për të përballuar pagesat, në mënyrë që më 1 dhjetor gjithçka të jetë gati. 

“Më datë 1 dhjetor çdo gjë është gati dhe pensionistët që kanë radhën për të marrë pensionin atë ditë, do ta marrin bashkë me bonusin e fundvitit”, shtoi Hado. 

Për pensionistët që marrin pensionin në bankë, bonusi do të kreditohet njëkohësisht me këstin mujor më 20 dhjetor. Sipas vendimit të qeverisë, ata që kanë pension nën 20 mijë lekë do të përfitojnë 15 mijë lekë, ndërsa ata me pension mbi këtë shumë do të marrin 10 mijë lekë. 

“Secili pensionist në sistemin tonë ka një llogari virtuale dhe në bazë të sistemit informatik do të bëhet kjo ndarje”, shpjegoi Hado. 

Bonusi përfitohet nga të gjithë pensionistët aktualë, por edhe nga ata që plotësojnë kushtet për pension deri më 31 dhjetor 2025, përfshirë edhe ata që aktualisht janë ende në punë. Afati për të tërhequr bonusin është shtyrë deri më 30 qershor 2026, duke u dhënë gjashtë muaj kohë për ta përfituar. 

“Ky bonus përfitohet nga të gjithë ata që sot janë pensionistë, por edhe nga ata që përfitojnë kushtet për pension deri në 31 dhjetor 2025. Edhe ata që aktualisht punojnë, por e mbushin datën për të dalë në pension më 31 dhjetor, janë subjekt i këtij vendimi dhe do ta marrin. Afati për tërheqjen është shtyrë deri më 30 qershor 2026”, theksoi Hado. 

Ai siguroi se të gjitha procedurat financiare dhe teknike janë finalizuar dhe shpërndarja e bonusit do të zhvillohet pa pengesa që prej datës 1 dhjetor. 

 

 

 

Next Post
VIDEO-Shpërthen rrjeti/ Ambasadorja e SHBA në Athinë ngjall debat me veshjen e saj, shkon në takimin diplomatik me fustan tranparent..

VIDEO-Shpërthen rrjeti/ Ambasadorja e SHBA në Athinë ngjall debat me veshjen e saj, shkon në takimin diplomatik me fustan tranparent..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

February 9, 2026
Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

February 9, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës!

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In