• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërndarësi i kokainës kapet me dy bomba me telekomandë, gati për shpërthim

by Java News
27/10/2017 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy mina me celular, që dyshohet se do të përdoreshin për ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, janë sekuestruar dje nga oficerët e Komisariatit nr.6 në Tiranë.

Në pranga ka përfunduar 30-vjeçari Taulant Goli, nga fshati Zdrajsh-Vërri i Librazhdit, që po hetohej prej disa javësh nga Policia.

Ai është arrestuar me akuzat “mbajtje pa leje e armëve, bombave apo minave ose lëndëve plasëse” dhe “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Operacioni për arrestimin e të dyshuarit u organizua rreth orës 16:30, pranë një lokali në zonën e Unazës së Re, në Tiranë, nga shërbimet e Komisariatit nr.6.

Në momentin që ka konstatuar Policinë, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar menjëherë, duke u prangosur. Ndërsa në një çantë që kishte me vete iu gjetën dy bombat me eksploziv C4, të montuara me celular, si dhe disa doza lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë totale rreth 30 gramë.

Burimet thanë se dyshohet që minat do të përdoreshin për ndonjë sulm të mundshëm në Tiranë, megjithëse ende nuk ka të dhëna konkrete. Vetë i arrestuari ka refuzuar të japë shpjegime në polici, duke preferuar të mos flasë deri në një moment tjetër.

HETIMI Prej disa javësh oficerët e Krimeve të Komisariatit nr.6 kishin siguruar informacione operative në lidhje me veprimtarinë kriminale të një personi që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë. Bëhej fjalë për një person të njohur për prirje radikale, nga fshatrat e Librazhdit, por që herë pas here shihej në zonat periferike të Tiranës dhe kishte krijuar dyshime me lëvizjet e tij.

Në bazë të këtyre informacioneve është arritur që ky person të identifikohej dhe më pas është mbajtur nën vëzhgim nga oficerët e Policisë. Ata kanë ndjekur në distancë të gjitha lëvizjet e tij të dyshimta, kryesisht në zonën e Unazës së Re.

Pasditen e djeshme, rreth orës 16:30, ai është konstatuar në afërsi të bar-kafe “A…”, në zonën ku po mbahej në vëzhgim. Lëvizjet e tij të shpërqendruara kanë tërhequr vëmendjen e oficerëve të Policisë, që nga ana tjetër, kishin marrë informacion se ai mbante sende të jashtëligjshme me vete.

Menjëherë është marrë vendimi për të ndërhyrë, në mënyrë që të bëhej kapja në flagrancë. Me vete iu gjetën dy minat me celular dhe sasia prej 30 gramësh kokainë.

a.ç

 

Next Post
Shqipëria në vend të 38 ndër 79 ekonomitë në zhvillim

Buxheti i vitit 2018, me 200 milion euro më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In