Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, në zonën e quajtur Genoa Prà. Mediat në vend bëjnë me dije se shqiptari akuzohet për trafikimin droge.
40- vjeçari u kap në flagrancë, duke i thënë një sasi të vogël hashashi një 23-vjeçari, dhe pas kontrollit iu gjetën dhe materiale të tjera të paligjshme.
Policia ka shkuar dhe në banesën e shqiptarit të arrestuar dhe ka gjetur aty një 32-vjeçar, i cili është proceduar në gjendje të lirë.
Më tej policia ka vijuar hetimin dhe ka zbuluar të gjithë aktivitetin e 40-vjeçarit shqiptar, i cili tashmë është dërguar në burg dhe do të përballet me akuzat në gjykatë./ d.c