• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërndanin drogë në shkolla dhe në lokale, dalin emrat e 20 të arrestuarve në Tiranë

by A R
02/05/2024 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori  i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dalë në një deklaratë në lidhje me operacionin antidrogë gjatë të cilit u arrestuan disa persona.

Vocaj ka bërë me dije se se janë vënë 20 persona në pranga, 10 janë shpallur në kërkim dhe 5 masa janë komunikuar në qeli. Policia ka sekuestruar 3.5 kg kanabis, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis.

Të arrestuarit janë Rei Ramushi, Emiljano Birja, Abdullah Zyberi, Albjo Shkira, Kevin Nazari, Amarildo Jashari, Florjan Çepa, Ibez Zebi, Florjan Miha, Erol Bardhoshi, Andrin Bajraktari, Emiljano Maksutaj, Hamza Firi, Albi Bulku, Maringlen Kolaj, Armando Disha, Klodjan Lena, Altmir Mustafaraj, Gentjan Agaj, Flori Lime.

Ndërkohë, iu është komunikuar masa në qeli Envis Gorellari shtetasve Fatjon Çiçi, Enea Sulejmani, Igli Begaj, Shkëlqim Ostreni.

“Për të bërë prezent rezultat e tempulli e që u godit një grup që shpërndante kanabis, heroinë kokainë, në zona të ndryshëm të Tiranës afër shkollave dhe në lokale nate. Policia ka zhvilluar operacioni për goditjen e grupeve kriminale. Në vijim të operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve dh ën vijim të dy megaoperacioneve Tempulli 1 dhe 2, në muajin janar kanë referuar materialet në Prokurori. Pas një hetimi 4 mujor u siguruan priva ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve. U organizua dhe u finalizuar faza 3 e tempullit, u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutuan masat e siguresë arrest me burg të arrestuar më parë, si edhe vijon puna për kapjen e 10 shtesave të tjerë,. Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas për të cilët është caktuar masa arrest me burg. U sekuestrua 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 telefonë celularë, 5 automjete”, tha Vocaj.

Deklarata e plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në paketësn e sigurisë në shkolla dhe të prioritetit të Policisë Shtetit, për të garantuar një mjedis sa më të sigurtë për nxënësit dhe për të parandaluar fenomenet negative në vijimësi, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione për të goditur elementët apo grupe kriminale që tentojnë të zhvillojnë veprimtarinë kriminale duke bërë pjesë të rinjtë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim të dy megaoperacioneve mbarëkombëtare “Tempulli 1” dhe “Tempulli 2”, bazuar në inteligjencën informative, në muajin janar kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila regjistrojë procedimin penal me nr. 496 viti 2024.
Pas një hetimi katërmujor, me metoda speciale të Hetimit nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e tretë e operacionit “Tempulli”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas të cilët janë të arrestuar më parë gjatë operacioneve, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë.

Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas ndaj të cilevë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht:

R. R., 27 vjeç, banues në Tiranë,
E.B., 30 vjeç, banues në Tiranë,
A.Z., 31 vjeç, banues në Tiranë,
A. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë,
K. N., 27 vjeç, banues në Tiranë,
A. J., 26 vjeç, banues në Tiranë,
F. Ç., 46 vjeç, banues në Tiranë,
I.Z., 29 vjeç, banues në Tiranë,
F. M., 20 vjeç, banues në Tiranë,
E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë,
A.B., 19 vjeç, banues në Tiranë,
E. M., 28 vjeç, banues në Thumanë, Krujë,
H.F., 20 vjeç, banues në Tiranë,
A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë,
M. K., 19 vjeç, banues në Tiranë,
A.D., 19 vjeç, banues në Tiranë,
K. L., 20 vjeç, banues në Tiranë,
A. M., 29 vjeç, banues në Tiranë,
G. A., 24 vjeç, banues në Tiranë,
F. L., banues në Fier, Roskovec

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas të arrestuar më parë gjatë këtij procedimi, konkretisht shtetasit:

E. G., 37 vjeç, E. S., 28 vjeç, I. B., 20 vjeç, Sh. O., 26 vjeç, të katërt banues në Tiranë, dhe F. Ç., 34 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë
50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë
100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis
27 telefona celular të markave të ndryshme
5 automjete të markave të ndryshme.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, falenderojmë prokurorin e këtij procedimi, z. Albert Demirneli dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të procedimit.

/a.r

Next Post
Mes tyre shqiptari, kush janë anëtarët e organizatës kriminale ndërkombëtare që ekzekutonin “kontratat e vdekjes”

Mes tyre shqiptari, kush janë anëtarët e organizatës kriminale ndërkombëtare që ekzekutonin “kontratat e vdekjes”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

February 16, 2026
Sikur mos të kishte protesta?

Sikur mos të kishte protesta?

February 16, 2026
Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

February 16, 2026
Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

February 16, 2026
Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

February 16, 2026
Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

February 16, 2026
“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

February 16, 2026
Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Prindërit në panik, epidemiologu: S’ka shpërthim të fruthit në institucionet parashkollore!

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In