Gjashtë persona të identifikuar Benard Peca, Armond Cengu, Gentian Peka, Besnik Peka, Lavdrim Peka dhe Avdi Morina janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë, të rinjtë janë kapur në kuadër të një operacioni të koduar “Binomi”.
Në qytetin e Kukësit, në lagjen Zabel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjete, me drejtues Gentian Pekën dhe Armind Cengën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi. Hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Binomi”. Operacioni nga DVP Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve. Shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në Kukës dhe Has, arrestohen në flagrancë 6 shtetas. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike dhe fara kanabisi. Strukturat e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve, në kuadër të hetimit disamujor të nisur ndaj disa shtetasve, për shpërndarje të lëndëve narkotike në Kukës dhe Has, bazuar në provat e siguruara, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Binomi”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. C., 23 vjeç, A. M., 24 vjeç, L. P., 28 vjeç, B. P., 24 vjeç, G. P., 23 vjeç, dhe B. P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has. Gjatë operacionit, në qytetin e Kukësit, në lagjen Zabel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjete, me drejtues shtetasit G. P. dhe A. C. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi. Nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
g.kosovari