• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërdoruan detyrën/ KLSH kallëzon 7 zyrtarë të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë në Qarkun Korçë

by Java News
06/01/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori Drejtuesin dhe 7 Specialistë të Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë në Prefekturën e Qarkut Korçe.

Kallëzimi penal u bë pas shkeljeve të gjetura nga procesi i auditit. Këta specialistë në 57 raste, nuk kanë bërë kalimin në pronësi të shtetit për tokat e përfituara në kundërshtim me ligjin nga persona fizikë dhe juridikë. Janë kapërcyer tagrat ligjore, duke marrë vendime mbi deklarimin e përfundimit të procedimit administrativ për shkak të pamundësive të zhvillimit të mëtejshëm të procedurës hetimore, edhe pse ligji nuk i njeh të drejtën e përfundimit të procedimit administrativ pa një vendimmarrje.

Në 37 raste, nuk kanë bërë kallëzimin penal në organet e drejtësisë, ndaj komisioneve të ndarjes së tokës, për sipërfaqen prej 8.4 ha, të cilët kanë tejkaluar kompetencat ligjore, duke ndarë tokë bujqësore më shumë se norma për frymë, në dëm të interesave të shtetit.

Në 37 raste, për dorëzimin në mënyrë fiktive të tokave të kaluara në pronësi të shtetit, pasi toka vazhdon të përdoret nga persona të cilët e kanë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Në 6 raste, për sipërfaqen prej 43.1 ha, për lejimin e poseduesve të titujve të pronësisë të gëzojnë të pacënuar tokën e përfituar në kundërshtim me ligjin edhe pse Këshilli i Qarkut Korçë ka konfirmuar se Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi  (AMTP) janë dhënë brenda vijave kufizuese të qytetit të Korçës, miratuar me vendim të KRRTRSH-së nr. 3, datë 04.02.1994, “Për përcaktimin e vijave kufizuese të qytetit të Korçës” pra nuk janë objekti i ligjit “Për tokën”.

Në 4 raste, për sipërfaqen prej 2200 m2 të lejimit të përfituesve të AMTP-ve të gëzojnë të pacenuar tokën e përfituar në kundërshtim me ligjin, kur toka rezulton në zërin kadastral “Tokë Truall”, “Mal” apo “Gjemb”, pra jo objekt i ligjit “Për tokën”.

Në 2 raste, nuk ka marrë vendim për kalimin në pronësi të shtetit të sipërfaqes së tokës prej 1050 m2, përfituar më tepër se përcaktimet  e ligjit “Për tokën”.

Në 2 raste, të lejimit të përfituesve të AMTP-ve të gëzojnë të pacenuar tokën e përfituar në kundërshtim me ligjin, kur toka rezulton në zërin kadastral “Tokë e Pa Frytshme”, pra jo objekt i ligjit “Për tokën”./a.k

Next Post
Moti i keq/ Probleme për furnizimin me energji në zonat malore, 23 fidera me defekt

Moti i keq/ Probleme për furnizimin me energji në zonat malore, 23 fidera me defekt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

February 19, 2026
Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

February 19, 2026
“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

February 19, 2026
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

February 19, 2026
“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

February 19, 2026
Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In