• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHPERBLIMI/ Ministria e Financave përgatit fondin për festat e fundvitit

by Java News
26/11/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave po përgatitet të grumbullojë fondin e duhur nga rezervat buxhetore për të akorduar një shpërblim të festave të fundvitit për kategoritë e pensionistëve dhe punonjësve të administratës shtetërore.

Burime nga ky dikaster bëjnë të ditur se kjo nismë është ende në fazat e para dhe fjalën e fundit do ta thotë vendimi politik, që duhet të merret nga Këshilli i Ministrave, gjë që ende nuk është bërë, ndërkohë që sapo kanë dalë shifrat jopërfundimtare të rezultateve të 10-vjetorit.

Shpërblimi i fundvitit ka qenë një traditë e qeverive të mëparshme, madje Ekzekutivi “Nano” krahas tij aplikoi për një kohë të shkurtër pagën e 13-të, që u anulua nga ‘Berisha’. Ky i fundit zhgënjeu qytetarët në fund të 2005-ës, ku nuk dha as “gjelin e detit”, por e rinovoi sërish traditën një vit më pas.

Qeveria ‘Rama’, nga ana e saj, nuk dha shpërblim vitin e parë të mandatit, dha më 2014 2-5 mijë lekë për kategori të ndryshme pensionistësh, veteranësh e të përndjekurish, si dhe deri 40 mijë lekë për policë, mjekë e mësues. Ndërkohë, një vit më parë, shuma ishte 2 mijë lekë të reja për të gjithë kategoritë e pensionistëve, pa përjashtim. Për kategori të veçanta mjekësh, mësuesish dhe nxënësish u dhanë deri në 40 mijë lekë të reja.

ARKA E SHTETIT
Këtë vit buxheti i shtetit ka siguruar më shumë të ardhura se një vit më parë në të njëjtën periudhë. Por gjithsesi nuk po duket në horizont një ulje e ndjeshme e borxhit publik, ndërkohë që janë marrë hua të reja për të përballuar të vjetrat. Po kështu, sivjet Financat janë tërhequr nga praktika e aksioneve anti-informalitet, që sollën muajt e parë të 2016-ës një rritje të ndjeshme të të ardhurave, por që nuk u përsëritën më. Rezultatet paraprake të 10-mujorit nuk janë shpresëdhënëse.

Më janar-tetor të ardhurat regjistrojnë një deficit me 4 miliardë lekë në krahasim me planin e periudhës, ndërsa në krahasim me një vit më parë është mbajtur ritmi i rritjes me 7%, por rritja është frenuar ndjeshëm në muajt e fundit në krahasim me fillimin e vitit. Defi citi më i lartë është krijuar nga të ardhurat që duhej të grumbulloheshin nga administrata tatimore dhe doganore.

Në fund të dhjetëmujorit ato grumbulluan 3.6 miliardë lekë më pak ose rreth 30 milionë euro më pak se plani. Përformancën më të dobët e ka patur Tatimi mbi Vlerën e shtuar, i cili shënoi një defi cit në krahasim me programin me rreth 4.7 miliardë lekë.

Të njëjtën ecuri me renie ka shfaqur edhe akciza, e cila shënoi një defi cit me 1.2 miliardë lekë në raport me planin ose 6 për qind me pak. Tatimi mbi Fitimin ka shënuar një ecuri të mirë me rreth 4 miliardë leke nxitur nga përformanca e mirë e kompanive të energjetikës. Vetëm OSHE për nëntëmujorin ka paguar mbi 1.3 miliardë lekë tatim fitim. Sipas kësaj ecurie, buxheti i vitit 2016 do të mbyllet me një mosrealizim gati 9 miliardë lekë në krahasim me parashikimin fillestar.

VITI ELEKTORAL
Pavarësisht nga këto shifra, rezervat buxhetore mundësojnë një fond shpërblimesh, aq më tepër që mazhoranca ndodhet para një ngjarjeje me rëndësi politike, siç janë zgjedhjet parlamentare. Çka të bën të mendosh se shifra e ofruar sivjet për shpërblimin mund të jetë më e lartë se ajo e një viti më parë. Dhe ditët e fundit të vitit parashikohet të zhvillohet edhe një ankand obligacionesh në valutë,q ë do të sillnin në arkën e shtetit 35 milionë euro. Të mjaftueshme për çdo situatë.

ma.me

Next Post
VETTING / PD ka dy skenarë për seancën. Tabaku: Nesër marrim vendimin  

Hapja e PD, deputetët takime me personazhe me të kaluar të dyshimtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT/ Përmbytjet historike në Shqipëri: si u ndal vërshimi i natyrës ndër vite

FOTOT/ Përmbytjet historike në Shqipëri: si u ndal vërshimi i natyrës ndër vite

January 8, 2026
“Nga parti e shpresës, ka përfunduar te flakadanët”, analisti: PD tenton të sillet si e riorganizuar, por…

Tërbimi i motit/ Meçe: Viktima e Durrësit nga përmbytjet, të shpallet dëshmor!

January 8, 2026
Qeveria emëron Plator Nesturin si Prefekt të Qarkut Vlorë

“Fenomeni i ‘taposjes’ shkaktoi përmbytjet”, ish-Prefekti: 13 banesa ndodhen në shtratin e lumit në Novoselë

January 8, 2026
Zjarri te tregu i rrobave të përdorura, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga..

Zjarri te tregu i rrobave të përdorura, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga..

January 8, 2026
Sulmi në Minesota, JD Vance: Një tragjedi! Clinton: Dhunë e paligjshme e administratës Trump

Sulmi në Minesota, JD Vance: Një tragjedi! Clinton: Dhunë e paligjshme e administratës Trump

January 8, 2026
Tiranë, zjarri merr përmasa të frikshme/ Nisen forcat zjarrfikëse nga Elbasani, kërkohet ndihma e Ushtrisë

Tiranë, zjarri merr përmasa të frikshme/ Nisen forcat zjarrfikëse nga Elbasani, kërkohet ndihma e Ushtrisë

January 8, 2026
Zëvendës-kryeministri martir!

Zëvendës-kryeministri martir!

January 8, 2026
Rritet niveli i ujit në Durrës, 400 banorë të evakuuar

Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

January 8, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Berishët nën hetim, shtohen marrëzitë me ‘komando’ e qeveri teknike

January 8, 2026
Kultura jashtë vëmendjes, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Evropë

Feja dhe Kombi në dritën e mendimit të rilindasve shqiptarë

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In