• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpenzimet, qeveria ekonomike dhe opozita sheike

by Aalison Pearse Stevens
10/07/2016 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmë udhëtarët e “Austrian Airlines” që udhëtonin nga Vjena drejt Tiranës kanë ndeshur në avion kupolën e politikës shqiptare. Edi Rama dhe ministrat Bushati e Kodheli që po udhëtonin nga Varshava drejt Tiranës (tranzit në Vjenë) dhe shefi i opozitës Lulzim Basha i cili mesa duket ka qenë si çdo fundjavë me pushime në Hollandë.

Por faktit që udhëtonin në një avion qytetarë lidera politikë, ka disa detaje të tjera interesante që në fakt flasin për natyrën e vërtetë të politikanëve, ndryshe nga ç’na shfaqen nëpër media.

Është fakt, që kreu i PD-së Basha mbrëmë ka udhëtuar nga Vjena në Tiranë në klasin “biznes”, pra në vendin e parë të avionit, tërësisht i vetëm dhe padyshim me një çmim shumë herë më të lartë se masa (klasi ekonomik).

Është po ashtu fakt, që siç thonë qytetarët udhëtarë në avion, Rama-Bushati-Kodheli kanë udhëtuar në klasin ekonomik, pra mes udhëtarëve të zakonshëm, me shumë më pak kosto. Thënë këtë, Rama dhe ministrat kanë bërë detyrën e tyre duke qenë të përgjegjshëm. E pazakontë në fakt kjo bëhet kur mendon se si ka vepruar politika shqptare deri më sot, me udhëtime e dieta të frikshme. (Mjaftojnë udhëtimet e Jozefinës, mos e shtyjmë më tutje).

Ajo që poashtu është krejt e zakontë është fakti që Basha udhëton në klasin e shtrenjtë. Mëse e zakontë në kohën kur ai ka qenë  “ish-ministri i Rrugës së Kombit”. Rrugë në të cilën avulluan 230 milionë euro. Është poashtu normale që Basha të mos qëndrojë në Shqipëri gjatë fundjavave, sepse do ishte anormale që ai të mos shkonte në vendlindjen e tij, Hollandë. Syzet e tij të shtrenjta gjithashtu nuk janë diçka e pazakontë, por fakti që i mban të vëna natën është krejt e pazakontë

Gjithësesi ajo që nuk është absolutisht fare normale, dhe këtu të jemi seriozë, është fakti se si një shef opozite, që ankohet çdo ditë e ju “qan hallin shqiptarëve që s’kanë bukë të hanë (siç ai shprehet)”, del dhe flet në media në emër të të varfërve, kur vetë mbi paratë e tyre rehatohet duke shëtitur botën pas asnjë mision ndaj vendit, por ndaj tekave të tij.

Basha në këtë rast me paratë e atyre të varfërve po bën “malavitën” e tij, ndërsa pasi kthehet nga Hollanda, rifillon refrenin e mbrojtjes së të varfërve. E thënë ndryshe, kjo është hipokrizia politike e tij. I cili nuk e njeh realitetin shqiptar, nuk i njeh as hallet, as nevojat e popullit për sa kohë ai jeton në Hollandë e lëviz me biznes klas. Ai njeh vetëm fletushkat që i shkruajnë për të lexuar, duke qenë se nga rrethi i tij i ngushtë konfirmohet se është një demblel i klasit të parë.

basha syzeNatyrisht kjo është filozofia politike, kjo është edhe hipokrizia që shitet në media. Kjo është dhembshuria ndaj popullit, i cili rreket të punojë me sa mundet, ndërkohë që ish-ministri me paratë e tyre shëtit botën, e pse jo, ju kërkon pa pikë turpi edhe votën.

Kjo duhet të marrë fund. Kjo politikëbërje dhe shtirje mediokre duhet të venitet. Politikani që jeton jashtë vendit dhe udhëton me klas sheikësh,  nuk mund të jetë kurrësesi alternativë reale për popullin e tij.

Këtë e panë mbrëmë ata qindra udhëtarë, teksa kujdeseshin mos zgjonin nga gjumi shefin e opozitës, i cili mesa duket kishte kaluar një fundjavë të çmendur në Utrecht.

Lexo.al/d.i.

 

Next Post

Asnjë festim në ”Champs-Elysees” nëse Franca shpallet kampione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In