• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shpenzimet për alkoolin, serbët ua kalojnë shqiptarëve

by A R
06/12/2017 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të konsideruar si shpenzime luksi, në 2016-n shqiptarët ulën lehtë shpenzimet për pije alkoolike.

Gjatë 2016-s, shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin rreth 1.19% e totalit të shpenzimeve të njësive ekonomike në familjeve. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve 2016, grupi i mallrave shpenzime për pije alkoolike dhe duhan ishte 3.4%, ndërsa 62.6% e përbënin shpenzimet për duhan, pjesa tjetër për alkool. Ndërsa një vit më parë, shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin 1.28%, duke u ulur me 0.1 pikë për qind.

Nga të dhënat që ka publikuar Eurostat për shpenzimet e familjeve europiane për pije alkoolike, Shqipëria shpenzon më shumë krahasuar me vendet fqinje europiane si Italia dhe Greqia. Shpenzimet për pije alkoolike zinin në Itali vetëm 0.9% të totalit të shpenzimeve dhe po aq zinin edhe në Greqi dhe Spanjë, vende të cilat janë prekur ndjeshëm nga kriza financiare.

Megjithatë sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët shpenzojnë më pak se serbët, ku shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin të ishin rreth 2% e totalit të shpenzimeve.

Familjet europiane shpenzuan afërsisht 130 miliardë euro për pije alkoolike Në 2016-n, shpenzimet për pijet alkoolike zinin 1.6% të shpenzimeve totale. Kjo përllogaritet përafërsisht 130 miliardë euro, ekuivalente me 0.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Europian apo rreth 250 euro/banorë të BE-së. Këtu nuk përllogariten pijet alkoolike të paguara në restorante dhe hotele.

Shpenzimet vjetore të familjeve për pije alkoolike janë përafërsisht ekuivalente me shpenzimet e tyre për produktet mjekësore, pajisjet dhe pak më të larta se ato të shpenzuara për mbrojtje sociale ose arsim në vitin 2016.

Vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve për pije alkoolike

Në vitin 2016, në të gjithë vendet anëtare të BE-së, shpenzimet e familjeve në tre vendet baltike ishin më të lartat: Estonia (5.6%), Letonia (4.8%) dhe Lituania (4.2%). Ata u pasuan nga Republika Çeke dhe Polonia (të dyja 3.6%), Hungaria dhe Finlanda (të dyja 2.9%).

Përqindja më e ulët e shpenzimeve të familjeve për pije alkoolike u regjistrua në Spanjë (0.8%) dhe Itali (0.9%), përpara Austrisë (1.3%), Portugalisë (1.4%) dhe Gjermanisë (1.5% ). Pjesa e shpenzimeve për alkoolin u rrit më së shumti në Qipro dhe në Republikën Çeke

Mes viteve 2006 dhe 2016, përqindja e shpenzimeve për pije alkoolike ndaj totalit u rrit në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Në harkun kohor të dhjetë viteve u shënua rritja më e lartë në Qipro ku nga 1.6% në 2006, familjet shpenzuan 2% në 2016, me një rritje prej 0.4%. Gjithashtu edhe në Republikën Çeke pati një rritje me 0.4 pikë për qind, nga 3.2 në 3.6%.

/Monitor/

Next Post
Prokurorët që hetojnë Tahirin “braktisin” Shullazin për ‘arsye objektive’, shtyhet seanca

Dosja "Shullazi", shtyhet seanca, prokurorët jashtë shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In