• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shpenzimet e fushatës/ PS-PD me ulje, LSI rritje, Kamza rekord

by
13/06/2015 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompanitë që prej vitesh merren me prodhimin e produkteve për fushatë (printime, outdoor) bien pothuajse të gjitha dakord se fushata zgjedhore nuk është nga më të shtrenjtat që është realizuar, përkundrazi.

Madje kjo konfirmohet edhe nga agjencitë e printimit, të cilat kanë pohuar se, shpenzimet janë 20-30% më të ulëta se në fushatat e tjera, kryesisht nga dy partitë e mëdha PD dhe PS.

Ndryshe nga partitë e mëdha, porositë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë pësuar rritje, sidomos për flamujt. Bizneset e printimit pohojnë se në çdo zgjedhje, porositë nga LSI vijnë në rritje, si në postera dhe në flamuj. Flamujt janë prodhuar në Kinë dhe porositur muaj më parë. Pjesa më e madhe e flamujve është blerë nga LSI dhe kjo reflektohet kudo nëpër Shqipëri ku shihet se Lëvizja Socialiste për Integrim dominon ambientet jo vetëm me flamuj, por dhe me reklama e banera.

Ndërkohë burimet nga shtabet elektorale pranë partive pohojnë se financimet po sigurohen më së shumti nga vetë kandidatët. Burimet e fondeve janë nga më të ndryshmet, nga miq, shokë dhe dashamirës dhe simpatizantë. Stafet pohojnë se, fushata ka koston më të shtrenjtë në Tiranë për dy arsye. Qiratë e zyrave elektorale janë më të larta dhe gjithashtu spotet televizive për kandidatët që jepen në televizionet kombëtare zënë mbi 30-50% të fondeve që i dedikohen kryeqytetit për fushatë. Në rrethe, situata vjen më e lirë në këto aspekte. Qiratë e zyrave kanë vlera modeste dhe në të shumtën e rasteve, lëshohen falas nga simpatizantë të ndryshëm. Gjithashtu, televizionet lokale marrin tarifa të lira për spotet e kandidatëve në krahasim me TV kombëtare që janë në Tiranë. Në rrethe, duket se kushtojnë më shumë posterat, banerat dhe flamujt, pasi siç vihet re, janë me më shumicë se në kryeqytet. Grosistët e importit të letrës pohojnë se kjo fushatë nuk ka sjellë importe më të mëdha të letrës në krahasim me të tjerat. Por këtë vit ka edhe një arsye tjetër themelore që çon në shpenzime më të pakta. Ndarja e re administrative ka tkurrur njësitë nga mbi 320 në vetëm 61. Për rrjedhojë, më pak kandidatë në fushatë do të thotë më pak postera dhe banera dhe sigurisht, më pak takime.

Orientimi drejt mediave sociale, pa kosto dhe me arritje të gjerë, sidomos tek të rinjtë, është një tjetër faktor që po merr rëndësi të madhe në këtë fushatë, duke ndikuar në uljen e shpenzimeve për banera e outdoor.

Kamza, fushata më e shtrenjtë, 9000 m2 të printuara për dy kandidatët

Kamza vlerësohet si një nga fushatat më të shtrenjta për sipërfaqen në të cilën zhvillohet gara. Kompania që ka kryer prodhimin e posterave për një nga kandidatët pohon se sasia e printuar është 4500 m2 për një kosto prej 20 mijë euro. Pothuajse të njëjtën sipërfaqe ka printuar dhe konkurrenti tjetër. Burime po nga e njëjta kompani pohojnë se për kandidatët e Tiranës ata kanë printuar nga 500 m2 për secilin, shumë më pak se për konkurrentët e Kamzës.

Në Kamzë po zhvillohet një garë e fortë ndërmjet kandidadit të LSI, Safet Gjici dhe atij të PD-së, Xhelal Mziu.

Në total, kjo kompani ka printuar për fushatë rreth 12 mijë m2. Kandidatët në përgjithësi janë të rrgullt me pagesat. Një tjetër operator tregu, po ndër më të mëdhenjtë, pohon se sasia e printuar prej tyre ka qenë rreth 6000 m2.

Monitor

Next Post

Gazeta zvicerane: Shaqiri i lidhur me gazetaren seksi shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In