• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpenzimet e Bashkisë/ Hoteli “900 € nata”, justifikimi i Kryebashkiakut Veliaj

by Java News
16/09/2019 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është përplasur me kryeredaktorin e Gazetës Shqiptare, Erl Murati, në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, që startoi mbrëmjen e sotme në ekranin e News 24. Murati e pyeti kryebashkiakun Veliaj lidhur me akuzat e opozitës mbi nënkryetarin e bashkisë, Arbjan Mazniku, se ka paguar 900 euro natën në një hotel të Spanjës.

Lidhur me këtë, Veliaj deklaroi se ka qenë një prenotim pune në grup dhe jo për qejf, ndërsa shtoi se dokumentet janë dorëzuar në Prokurori, e cila pritet të japë sqarimet. Këmbënguljes së analistit nëse ai do ta pranonte një ofertë të tillë nga një biznesmen, Erion Veliaj ka thënë se nuk do pranonte, ndërsa ka ripërsëritur se pagesa ishte në grup.

Pjesë nga debati:

Erl Murati: Nuk jam dakord me gjuhën e Veliajt ndaj kritizerëve, duke i quajtur talebanë, qeqenë …

Veliaj: Kur e kam thënë këtë fjalë?

Murati: Keni thënë histerik, që është e njëjta. PD ka depozituar një kallëzim penal për nënkryetarin e Bashkisë, se ka paguar 900 euro nata në hotel, sipas opozitës është shkelje ligji, sepse ndalohen dhuratat për zyrtarët.

Veliaj: E kemi referuar gjithë dokumentacionin në Prokurori. Bëhej fjalë për një prenotim, jo pagesë. I kemi kërkuar Prokurorisë të shohë dokumentacionin ka qenë për grup njerëzish apo për person. Sa kohë është dhënë një çmim në paketë për tre aktorë, duhet sqarim. Mazniku do shkojë i pari, pasi të thirret nga Prokuroria, të sqarojë.

Murati: Ju vetë do e kishit pranuar një ofertë të tillë?

Veliaj: Kanë shkuar për punë, bashkia, implementuesi, komisioneri, e kanë fituar të tre këtë ofertë. Nëse do kishte qenë për qejf, do kishte sqarim tjetër.

Murati: Do e pranonit ju, nëse do ua ofronte një biznesmen këtë?

Veliaj: Nuk pranoj kështu gjërash, por ka qenë prenotim pune në grup. Nëse dikujt do t’i hapësh probleme, mund t’ia bësh, nëse i di destinacionin. Të gjitha këto le t’i sqarojë Prokuroria.

Next Post
Zgjdhjet/ Erion Veliaj: Opozita po sillet si fëmijë, do të ikë nga përgjegjësitë

Zgjdhjet/ Erion Veliaj: Opozita po sillet si fëmijë, do të ikë nga përgjegjësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Berisha vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

January 19, 2026
Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In