Pas reagimit që bëri në Facebook në lidhje me pretendimet e PDK-së, kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë edhe një pyetje për ministrin në detyrë të Bujqësisë, Blerand Stavileci.
Ai e ka pyetur se si ka mundësi që shteti kosovar të mbetet pa rezerva të qymyrit.
“E tash me u kthy te temat e vërteta, kishte me qenë mirë me na shpjegu Blerand Stavileci si ministër përgjegjës, se si kemi mbet pa rezerva të thëngjillit dhe se pas dy jave do të importojmë rrymë (me siguri nga Serbia) dhe se çmimi do të rritet”, ka shkruar ai në Facebook.
KEK-u së fundmi është përfshirë në një situatë në të cilën rrezikohet kolaps energjetik në vend për shkak të mungesës së thëngjillit të përpunuar, përgatiti Koha. (b.an)