• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shpellat e shenjta Piyang, vendi më misterioz në tokë (FOTOT)

by
09/08/2015 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpellat e shenjta Piyang, vendi më misterioz në tokë (FOTOT)

Shpellat e shenjta Piyang në Tibet, një nga vendet më misterioze dhe të shenjtë të njerëzimit, që mban shumë sekrete të kaluarës se largët, normalisht i paarritshëm për turistët e zakonshëm në këtë periudhë.

Ndër këto, është shpellat e Piyangut , një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Tibet, të vendosura në pjesën perëndimore të vendit, në afërsi të malit të Shenjtë, Kailash. Siç transmeton Standard shkrimin, në Piyang ka më shumë se 1.100 shpella me forma dhe madhësi të ndryshme, disa prej të cilave janë qartë ndërtesa banimi, ndërsa të tjerat janë përdorur ndoshta si shpella për meditime, ‐ thotë arkeologu amerikan Mark Aldenderfer , një profesor në Universitetin e Kalifornisë.

Gërmimet e kryera në Piyang , në bashkëpunim me një grup arkeologësh kineze, janë bere për të na provuar vërtetësinë e burimeve dokumentare . ” Duke pasur njohuri të pakta mbi budizmin e lashtë tibetian, ishim me fat për të bashkëpunuar me Huo Wei Li dhe Yongxian, dy arkeologë nga departamenti i historisë të Universitetit të Bashkimit Sichuan në Chengdu . Ky është bashkëpunimi i parë mes arkeologëve kineze dhe perëndimore në Tibet , “thotë Aldenderfer .

Shpellat Piyang nuk janë vetëm objekte të eksplorimit. Shumë vende të tjera të ngjashme misterioze janë të shpërndara në të gjithë pllajën enigmatike të Tibetit . Disa ishin gdhendur nga forcat natyrore, të tjerët janë të dukshëm me origjinë artificiale , por me siguri ata janë të gjitha shumë të vjetra . Njerëzit kanë filluar të jetojnë në këtë zonë të Tibetit 21.000 vjet më parë, kështu që është shumë e mundshme që ka shumë objekte tibetiane të varrosur nëpër shpella, tunele dhe në zona të tjera ende të pashkelura .Traditat lokale të ndjekura në përdorimin e shpellave në një periudhë shumë të lashtë ,thone se zotat jetonin në tokë .

Për këtë arsye,shumë nga tempujt janë ndërtuar afër njeri tjetrit dhe i gjithë rajoni është konsideruar i shenjtë nga vendasit . Në shpellat e Piyangut gjenden shumë piktura parahistorike murale , skulptura dhe afreske të zbukuruara me piktura . Por objekti i vërtetë i dëshirës së arkeologëve është zbulimi i një dokumenti të lashtë të shkruar ,mbasi deri në këtë moment askush nuk ka qenë në gjendje për ti identifikuar . Kompleksi Piyang mbulon një sipërfaqe prej 10 kilometra katrorë , dhe eksplorimi i saj është jashtëzakonisht komplekse . “Në jemi vetëm në fillim për të kuptuar rëndësinë e vërtetë të shpellave të shenjta të Tibetit , ” thotë Aldenderfer . ” Pafundësia e rajonit kërkon një përpjekje të madhe .

Për më tepër,fakti se ajo është një tokë e shenjtë,krijon shumë probleme për qasje për turistet në vendet me interes arkeologjik,pasi shpella eshte një vend pelegrinazhi , por sot vendi është e mbyllur për publikun . ” Vetëm koha dhe durimi do të lejojë arkeologët për të zbuluar sekretet e Shpellës së shenjtë Piyang .

Çfarë dinin egjiptianët e lashtë për jetën e përtejme?

Asnjë shoqëri tjetër nuk ka qenë kaq e fiksuar pas jetës pas vdekjes, sa egjiptianët e lashtë. Pothuajse 3000 vjet më vonë, çfarë dimë në për besimet e tyre, në lidhje me jetën e përtejme? Sipas kulturës së lashtë egjiptiane, një njeri kishte dy shpirtëra që e linin trupin pas vdekjes. Objektivi i dëshiruar ishte që shpirti të rikthehej tek trupi, përmes ritualeve fetare. Edhe mbajtja në mënyrë jokorrekte e trupit mund të rrezikonte procesin e rimishërimit. Për këtë arsye, vdekja larg prej shtëpisë ishte një risk i madh.

Kleopatra i shpëtoi kapjes dhe ekzekutimit duke u vetëvrarë: nëse do të dënohej dhe ekzekutohej, kjo do të ishte një pengesë e madhe për udhëtimin e saj drejt jetës së përtejme. Egjiptianët nuk kishin frikë të vdisnin; ata ishin shumë më tepër të shqetësuar me rreziqet e botës së nëndheshme. Ata i druheshin sulmeve nga monstra që hanin shpirtin si dhe i druheshin gjykimit para Syrit të Hyjit. Për të parë nëse një shpirt vlente të hynte në jetën e përtejme, zemra e të vdekurit peshohej para Zotit Osiris dhe 42 gjykatësve të tij.

Zemra vendosej në njërën anë të Peshores së të Vërtetës, ndërsa në anën tjetër vendosej një pupël. Nëse peshorja qëndronte në ekuilibër, i vdekuri gjykohej se kish bërë një jetë të mirë dhe mund të vazhdonte në jetën e përtejme. Nëse peshonte më shumë, ai shpallej mëkatar dhe zemra e tij i jepej për ta ngrënë Krokodilit monstër, Ammut. Për këtë arsye, simbolizmi i vdekjes ishte i pranishëm në të gjithë tempujt egjiptianë, kështu që besimtarët ta dinin si mund të arrinin përjetësinë.

Libri i të Vdekurve, një shkrim i shenjtë, përfshinte shumë magji për të minimizuar risqet e udhëtimit nëpër botën e nëndheshme. Ishte e vetmja mënyrë që i vdekuri t’i përvidhej një zoti të armatosur dhe të mbërrinte i padëmtuar tek Korridori i Dy të Vërtetave. Për shekuj të tërë, studiuesit janë përpjekur të zbërthejnë sekretet e vdekjes nga tempujt.

Për herë të parë mund të shohim se si i duket Bota një fëmije

Foshnja mund të njeh shprehje të fytyrës në maksimum 30 cm largësi prej saj. Çdo fytyrë që qëndron më larg është e turbullt në sytë e foshnjës. Një hulumtim i ri tregon se si shohin foshnjat e sapolindura.Ky hulumtim i zbatuar në Universitetin e Oslos që u shpall këtë javë zbulon se si foshnjat e vogla e shohin botën rreth tyre dhe në çfarë largësia mund të shohin.

Gjatë hulumtimit është përdorur teknologji e re me të cilën është simuluar perceptimi vizuel i foshnjave të sapolindura.Kështu, zbulojmë që foshnjat që kanë vetëm 2-3 ditë jetë mund ta shohin fytyrën dhe ti vërejnë shprehjet e fytyrës deri më 30 cm prej tyre, gjegjësisht largësia mesatare nga fytyra e foshnjës dhe fytyra e nënës derisa i jep gji.

Me zmadhimin e largësisë, pamja bëhet më e turbullt dhe e paqartë.”Më parë hulumtuesit provonin të vlerësojnë se çfarë sheh foshnja saktësisht, dhe për këtë kanë përdorur një fotografi stabile, por bota reale është shumë dinamike, prandaj përdorëm fotografi në lëvizje” – shpjegon profesori Suejn Magnusen nga Instituti i psikologjisë në Universitetin e Oslos.
“Në jetojmë në një hologram të dizajnuar nga alienët”

Një shkencëtar është duke supozuar se njerëzit po jetojnë brenda një hologrami të dizajnuar nga specie të avancuara aliene. Çka nëse çdo gjë që keni bërë ose që do të bëni është thjeshtë një produkt i një kodi kompjuterik tepër të avancuar? Çdo marrëdhënie, çdo ndjenjë, çdo kujtim mund të jetë prodhim i një banke të super kompjuterëve, transmeton Express.

Kjo teori intriguese e propozuar së pari nga Nick Bostrom, një profesor në Fakultetin Filozofik në Universitetin Oxford, dhe drejtor themelues i Future of Humanity Institute(Instituti i të ardhmës së njerëzimit), dhe i programit Impacts of Future Technology (Ndikimi i teknologjisë të së ardhmes). Ka disa shkenctarë të cilët pajtohen me këtë teori. MessageToEagle.com kishte raportuar më herët se si Rich Terrile, drejtor i Evolutionary Computation and Automated Design në NASA, kishte supozuar se krijuesi ynë është një programer kompjuterik kozmik.

Kjo lë të kuptohet se në po jetojmë në një botë holografike dhe çdo gjë rreth nesh, duke përfshirë vetën tonë nuk është “e vërtetë” Nëse bëni një kalkulim të thjeshtë duke përdorur ligjin e Moore, i cili thotë se kompjuterët behën dyfish më të fuqishëm në çdo dy vjet, ju do të shihni se si brenda një dekade, në do të kemi mundësinë ta kompjuterizojmë një jetë njerëzore 80 vjeçare, duke përfshirë çdo mendim të krijuar gjatë asaj periudhe në një periudhe 1 muajsh.

“Në mekanikën kuantike, grimcat nuk kanë një gjendje definitive, përveç nëse janë duke u vëzhguar. Një shpjegim është se në po jetojmë përbrenda një simulimi, duke parë atë çka kemi nevojë ta shohim, dhe në momentin kur kemi nevojë ta shohim, ” shtoi ai për Vice.

Skenari i ri i fundit të botës

Gjithçka që njohim (dhe s’njohim) lindi nga Big Bengu, por mund të përfundojë nga Çarja e Madhe. Universi, i cili po zgjerohet nga galaksitë deri në hapësirë-kohë, do të çahet brenda 22 miliardë vitesh. Fundi i botës, siç jemi mësuar ta dëgjojmë, nuk do t’i vijë përmes një shpërthimi, por nga një ndarje e përbërësve të materies. Ky është modeli i ri i kërkuesve të Universitetit Vanderbilt. Modeli i ri teorik sugjeron se ndërsa universi po zgjerohet, gjithçka duke filluar nga galaksitë, planetet dhe pjesët atomike deri të hapësira dhe koha në vetvete, do të shpërbëhen.

Megjithatë, nuk duhet të alarmohemi: pasoja e këtyre ngjarjeve do të ndihet rreth 22 miliardë vjet më vonë. Tashmë, shkencëtarët janë të bindur se Universi u krijua në saj të Big Bengut, rreth 13.8 miliardë vjet më parë, duke nisur nganjë pikë me densitet tepër të lartë dhe duke u zgjeruar për të arritur në gjendjen e sotme. Mirëpo, fati i fundit kozmik mbetet një subjekt debati. “E vetmja gjë që dimë me siguri është se Universi po zgjerohet dhe ky proces po përshpejohet”, tha Disconzi.

Pse Hitleri u vu në kërkim të Gralit të Shenjtë?

Duhet të jetë krijimi i një feje të re botërore – me Hitlerin si shpëtimtar dhe Gralin e Shenjtë si simbol. Simboli i një rendi të ri arian. Forcë mitike, fuqi dhe pavdekësi – këtë premton legjenda për ata që gjejnë Gralin e Shenjtë. Thuhet se përmban gjakun e Krishtit, që e derdhi kur vdiq në kryq. Seriozisht e kishin? Hitleri si Mesia? Është e pabesueshme, por pikërisht këtë shpresonin disa nazistë dhe kjo është arsyeja përse zyrtarë të lartë të Rajhut të Tretë pajtuan specialistin e Gralit, Otto Rahn, që të ndihmonte për kërkimet.

Rahni zbulon disa shpella në Rennes-le-Chateau në jug të Francës, ku një prift pretendon se ka gjetur Gralin e Shenjtë. Por në vitin 1939, përpara se Rahni të gjejë më shumë, ai vdes në rrethana misterioze. Nazistët vazhdojnë kërkimet. Aq të bindur janë se do të gjejnë Gralin, saqë bëjnë plane për ngritjen e një kështjelle ku ta vendosin – Vevelsburg planifikohet të restaurohet dhe do të bëhej kompleksi më i madh i kështjellave në Europë. Është një sipërmarrje gjigante dhe HItleri i jep udhëheqësit të SS, Heinrich Himmlerit mbështetje të madhe financiare për ta bërë pallatin,

“Qendër të Botës”. Modeli i Hitlerit është Kisha Katolike, fuqia dhe ndikimi i të cilës e ka magjepsur prej një kohe të gjatë. Ai e sheh Vevelsburgun si Vatikanin e SS-ëve dhe përfshin një tempull për Gralin e Shenjtë. Ndërkohë, kërkimi vazhdon. Për shumë historianë sot, kërkimi i Hitlerit për Gralin ishte vetëm një mashtrim. Për regjimin nazist do të kish qenë goditja finale e propagandës për t’i paraqitur botës Gralin e Shenjtë – qoftë nëse ishte i vërtetë, qoftë i rremë. Shumica besojnë se Hitleri ishte i interesuar jo në vetë Gralin, por në idenë që ai përfaqësonte.

Ai donte ta ri-interpretonte legjendën si një instrument pushteti që do i jepte atij statusin e legjendës së pavdekshme. Në fund, gjithë sa mbeti nga i vetëshpalluri Mesia ishte një kufomë në bunkerin e tij në Berlin. Dhe sot, Grali i Shenjtë mbetet ashtu si ka qenë gjithmonë – një legjendë.

6 23 45

Next Post

Ultimatumi i AKEP për kabllorët: Deri në 30 gusht të jenë hequr "merimangat"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 mars 2026

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In