• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shpejtësia shkak i përplasjes” Policia detaje për aksidentin me dy viktima në Borsh

by A R
31/07/2025 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin me dy viktima dhe dy të plagosur  në aksin Borsh-Himarë.

Sipas informacioneve paraprake, një fugon që transportonte peshk dhe në të cilin udhëtonin dy bashkëshortët Kastriot dhe Donika Mehmeti, përkatësisht 62 dhe 54 vjeç, është goditur nga një automjet tip “Mercedes”.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas aksidentit, automjeti është spostuar në drejtim të trotuarit, duke rrezikuar edhe kalimtarët. Bashkëshortët edhe pse kanë qene me rrip sigurimi nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të goditjes së fortë. Ata janë transportuar drejt morgut të spitalit të Sarandës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tepër e madhe e benzit i cili i ka goditur drejtpërdrejt furgonin.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Mercedes Myfit Qejvanaj edhe ai ka pësuar dëmtime me frakturë në kokë dhe hemoragji dhe është transportuar në spital, ndërsa pasagjeri Petrit Kapllanaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton A2 CNN.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar, ndërkohë që policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e mërkurë në rrugën që të çon në plazhin e Borshit rreth orës 14:20, përgjatë rrugës që lidh fshatin me bregdetin, një segment i frekuentuar si nga banorët, ashtu edhe nga turistët.

Next Post
Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In