Pas ndarjes me modelen Afërdita Dreshaj, Shpati Kasapi nuk kishte deklaruar asnjë lidhje publikisht. Mirëpo, tani mesa duket, ai ka nisur një histori të re dashurie. Kësaj here, jo me shqiptare, por me një bjonde ruse. Bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit jeton në Tiranë dhe punon në Institutin e Shëndetit Publik. Çifti është kapur nga paparacët e duke u argëtuar në një lokal nate.










