• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

by Os De
26/11/2025 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Largimi i papritur nga jeta i këngëtarit të dashur Shpat Kasapi ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat e publikut shqiptar. Muzika e tij, energjia në skenë dhe mënyra se si bashkonte brezat në valle dhe festa, do të mbeten përherë pjesë e identitetit tonë kulturor. Në këtë ditë zie për artin shqiptar, sjellim një histori që rrallë është treguar, një moment kyç i karrierës së tij që e prezantoi para publikut grek për herë të parë.

E kam njohur Shpat Kasapin në kulmin e karrierës së tij. Ishte një djalosh i talentuar, i edukuar dhe jashtëzakonisht i sjellshëm, nga ata njerëz që i fiton me një herë zemrat e të gjithëve. Megjithatë, në atë kohë, karriera e tij në Shqipëri po kalonte një periudhë sfiduese, sidomos pas pjesëmarrjes në “Top Fest”.

Por ndërkohë që në Shqipëri dhe trojet shqiptare fama e tij po pësonte ngritje, këngët e tij kishin nisur të dëgjoheshin gjithnjë e më shumë në Greqi, jo vetëm nga shqiptarët emigrantë, por edhe nga vetë grekët, të cilët e pëlqenin ritmin dhe stilin e tij modern folk-pop. Megjithatë, Shpati kurrë nuk ishte prezantuar në një studio televizive greke.

Kur mësova se Shpati do të mbante koncertin e tij të parë në Athinë, një nga organizatorët më kërkoi ndihmë për ta promovuar. Duke njohur mirë median greke dhe drejtueset e emisioneve të mëdha, e dija se platforma ideale do të ishte Televizioni ANT1, me programin e famshëm të mëngjesit “Proino Kafe”.

Emisioni drejtohej nga Eleonora Meleti, një mike e imja dhe një figurë e njohur në Greqi, sot deputete në Parlamentin Europian. E telefonova, i propozova idenë, dhe ajo jo vetëm e pranoi, por u entuziazmua menjëherë që për herë të parë do të prezantonte një këngëtar shqiptar në një prej programeve më të shikuara të vendit.

Kur mora konfirmimin, telefonova Shpatin. Nuk e besonte. Ishte një ëndërr e vjetër për të, të dilte në një televizion grek, dhe më në fund do të bëhej realitet.

Mbërritëm herët në studiot e ANT1. Që në hyrje, paraqitja e Shpatit, i gjatë, karizmatik dhe me një buzëqeshje imponuese, e la Eleonorën të befasuar. Nuk ngurroi ta quante menjëherë: “Saki Rouvas i Shqipërisë.”

Edhe vetë titrat e emisionit atë ditë shënonin: “Sakis Ruvas tis Alvanias.” Pjesa e intervistës solli një pengesë të vogël ku Eleonora donte të fliste greqisht, por Shpati nuk e njihte gjuhën. Më propozoi mua të përkthesha drejtpërdrejt në studio. Hezitova, se nuk jam përkthyes profesionist  i thashë,— por ajo më siguroi: “Mos u shqetëso, nuk do bëjmë filozofi. Thjesht pak bisedë për karrierën, pastaj ai do të këndojë.”

Intervista shkoi shkëlqyeshëm. Përkthimi im i mjaftoi, ndërsa komplimentet që Eleonora i bëri Shpatit para miliona teleshikuesve ngritën edhe më lart imazhin e tij por edhe të shqiptarëve. Më pas, interpretimi i Shpatit i la grekët pa fjalë. Pas atij emisioni, për shumë ditë mediat dhe publiku grek flisnin për zërin, stilin dhe bukurinë e tij.

E tregoj këtë histori sot për herë të parë, sepse ajo pasqyron më së miri rëndësinë e imazhit të Shpat Kasapit,  jo vetëm si artist, por si një ambasador i kulturës sonë. Në një vend ku shpesh shqiptarët njiheshin vetëm si punëtorë të palodhur, Shpati tregoi se kombi ynë ka edhe artistë të mëdhenj, të talentuar, të bukur në skenë dhe të jashtëzakonshëm në shpirt. Ajo ditë në Greqi ishte një kulm i padiskutueshëm i karrierës së tij ndërkombëtare, dhe një kujtim i çmuar që sot merr një tjetër peshë, të hidhur, por fisnike.

Shpat Kasapi do të mbetet përherë zëri që bashkoi shqiptarët dhe i dha muzikës sonë një shkëlqim që nuk shuhet kurrë bashkë me vallen e tij të preferuar.

Next Post
Dëshmitë në Hagë, a mund të ndryshojë narrativa për UÇK-në?

Dëshmitë në Hagë, a mund të ndryshojë narrativa për UÇK-në?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In