Policia e Shkodrës ka arrestuar gjatë një operacioni të koduar “Il regalo” një person i cili ishte i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Mësohet se në pranga është vënë Edmond Beqari, 37 vjeç, banues në Shkodër, i cili kërkohej pasi ishte i dënuar nga Gjykata me 5 vjet e 6 muaj burg.
Ndalimi i tij u bë pasi, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e ka shpallur në kërkim me vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”./a.k