• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shpallja e gjendjes së emergjencës, ligjvënësit amerikanë kundër Trump

by Java News
27/02/2019 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligjvënësit amerikanë kanë votuar një rezolutë kundër gjendjes së emergjencës kombëtare të shpallur nga presidenti Donald Trump rreth dy javë më parë.

13 republikanë amerikanë iu bashkuan të martën kolegëve të tyre demokratë duke kaluar me 245 vota pro dhe 182 kundër një dokument të përpiluar nga këta të fundit që ndalon shfrytëzimin e fondeve shtesë për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën.

Shumica e republikanëve argumentuan se situata në kufirin me fqinjin jugor, kriza e emigrantëve të paligjshëm dhe e trafikimit të drogave apo njerëzve e justifikonte propozimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa kryetarja demokrate e kuvendit, Nancy Pelosi, akuzoi Trump se me shpalljen e emergjencës po shkel kushtetutën dhe po ushtron një pushtet që nuk i takon.

Pelosi: Nuk kemi ndër mend t’i lëmë dorë të lirë kujto presidenti demokrat apo republikan që kërkon ta bëjë copash Kushtetutën e Amerikës. Si anëtarë të Kongresit do të ishim në shkelje të ligjit nëse nuk e hedhim poshtë propozimin e presidentit. Kjo bëhet vetëm për Kushtetutën.

Rezoluta e propozuar nga ligjvënësit amerikanë duhet që brenda 18 ditësh të kalojë edhe në Senatin amerikan për të marrë fuqi ligjore.

Presidenti Trump deklaroi në 15 shkurt se ka parashikuar financimin me rreth 8 miliardë dollarë të murit rreth 3,200 kilometra të gjatë për të përballuar me urgjencë situatën në Meksikë, por demokratët e kanë cilësuar këtë lëvizje antikushtetuese dhe e kanë quajtur krizën një trillim të presidentit.

E.Xh./

Next Post
I akuzuar për korrupsion, Apeli ul dënimin për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri

I akuzuar për korrupsion, Apeli ul dënimin për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In