• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpallen datat e aplikimeve për programet “Master”

by A R
21/08/2018 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në një nga programet e nivelit master në institucionet e arsimit të lartë publik në vend, kanë mundësinë të aplikojnë deri në 12 tetor të këtij viti.

“Gazeta Shqiptare” zbardh sot vendimin e Këshillit të Ministrave në të cilin theksohet se këto aplikime për master shkencor apo profesional do të kryhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore. “Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjithakategoritë e kandidatëve, të bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në IAL-të publike deri në datën 12 tetor 2018 dhe në IAL-të jopublike deri në datën 19 tetor 2018”,-nënvizohet në udhëzimin e MASR të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Më tej në këtë të fundit bëhet me dije se brenda datës 22 tetor 2018, IALtë publike dhe brenda datës 29 tetor 2018 IAL-të jopublike të shpallin dhe të afishojnë listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme,në mjediset e njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqet web të IAL-së, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara. Ndërkohë aplikantët do të kenë të drejtën e ankimit në IAL, brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve, ku institucionet e arsimit të lartë janë tëdetyruara të shprehin me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.

REGJISTRIMI

Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues të zhvillohet pranë sekretarive mësimore përkatëse të IAL-së publike deri në datën 30 tetor 2018 dhe deri në datën 6.11.2018, pranë sekretarive mësimore përkatëse të IALsë jopublike. “IAL-ja shpall në vende të dukshme dhe publikon në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar, brenda datës 1 nëntor 2018 për IALtëpublike dhe 8 nëntor 2018 për IAL-të jopublike. Njësitë kryesore të IAL-ve, organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë dheverifikimin e dokumentacionit të pranimit sipas kuadrit ligjor në fuqi. Procesi menaxhohet dhe monitorohet nga rektoratet”,-theksohet në udhëzim. Pranimi, në programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “master profesional” dhe “master i shkencave”/ “master i arteve të bukura”, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019, do të realizohet në bazë të përzgjedhjes së bërë nga IAL-të, sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht. Kriteret dhe dokumentet Të gjithë ata që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit kanë të drejtë të aplikojnë në një nga programet e studimit në nivel master. Këtë aplikim mund ta kryejnë edhe studentët që janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të licencuar dhe akredituar.

Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë MASR/QSHA, brenda muajit dhjetor 2018. Ndërkohë kandidati duhet të paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe të bëjë dorëzimin e dokumentacionit përkatës. Respektivisht në udhëzim theksohet se konkurrenti për programet e studimit në master duhet të paraqesë diplomën ose fotokopjen e saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikëne Shqipërisë. Gjithashtu, aplikanti duhet të dorëzojë edhe: Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopjen e tyre të njësuara me origjinalin; formularin e aplikimit; fotokopjene mjetit të identifikimit; si dhe dy fotografi personale. Ndërkohë kandidatët e kategorive të veçantaduhet të dorëzojnë edhe këtë dokumentacion shtesë: fotokopjen e noterizuar të librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).

Sakaq, kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror, ndërsa aplikanti nga komuniteti rom dhe ballkano-egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian. “Kandidati nuk mund të ndjekë njëkohësisht dy programe studimi në IAL-në publike dhe/ose jopublike, me përjashtim të studentëve të shkëlqyer. QSHA-ja pas verifikimit i kërkon IALve ta çregjistrojë atë. IALtë shpallin publikisht hapjen e procedurave të aplikimit, datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe të regjistrimit, proceduratpërkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për aplikim dhe regjistrim, si edhe njoftime të tjera që igjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve. Këto njoftime bëhenpranë fakulteteve respektive dhe IAL-së, si dhe në median e shkruar dhe elektronike”,-theksohet nëvendim. Brenda datës 19 nëntor 2018 institucionet e arsimit të lartë duhet të dërgojnë pranë Qendrëssë Shërbimeve Arsimore, listën e studentëve të regjistruar, me qëllim pajisjen me numër matrikullimi. Për të gjithë emrat e studentëve të dërguar pas kësaj date nuk do të procedohet me dhënien e numrave të matrikullimit dhe QSHA-ja të kërkojë nga IAL-ja çregjistrimin tyre.

/b.d

Next Post
Saranda çel në 1 qershor sezonin “Verë 2017”

Shkon në urgjencën e Sarandës, por pushuesi ndërron jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

February 25, 2026
Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

February 25, 2026
Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In