• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Show i përmbytjeve mbaroi, koha për specialistët

by Ben Andoni
03/12/2017 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në këto ditë përmbytjesh nuk ka mbetur politikan, drejtues lokal, personazh gjithëfarëlloj dhe gazetarë pa e trajtuar si show problemin e përmbytjeve. Më të rezervuar kanë qenë pikërisht njerëzit e Emergjencave Civile, që mbartin në kurriz të gjithë procedurën e bashkërendimit dhe të lehtësimit të kësaj gjendje përmbytje. Por show vazhdon. Në më të shumat e herëve pasi raportohen vështirësitë e banorëve të mjerë, duke i marrë në lloj-lloj imazhi teksa rropaten me ujin, apo raportohet sesi aksh ministër u gjend në filan vend dhe jep parashikime kohore, një tjetër jep të dhëna për prurjet, veçse të gjithë bashkë ndjekin kudo udhëtimet e kryeministrit dhe kryetarit të Opozitës. Edhe në këto ditë të vështira, megjithë solidaritetin normal, të bën përshtypje që asnjë nga politikanët nuk ka sensin të bëj një Mea Culpa të madhe. Për atë sesi e kanë masakruar vendin tonë. Kjo, paçka krahut politik. Shqipëria ndoshta do të përmbytej edhe nëse do të ishim më të kujdesshëm me politikën e brendshme sa i përket sistemit mbrojtës ndaj fenomeneve të jashtëzakonshme. Vetëm se Shqipëria e sotme është e ekspozuar frikshëm ndaj përmbytjeve edhe në rastin më të parë të një sasie çfarëdo reshjesh.

Pyetja që të lind është se pse nuk ka vend më shumë për specialistët dhe mendimin e tyre? E themi për ata që e kanë mbajtur në kontroll këtë fenomen shkatërrues për vendin në dekadat e shkuara. Pse nuk janë ata në masë në studio për çështjet e hidrologjisë apo në komisione dhe pse dreqin ata nuk thirren, që në fillim të këtyre ngjarjeve? Kjo pyetje e bërë ndaj drejtuesit të një institucioni, që disiplinonte të tilla situata, Kristo Goga, merr një përgjigje të thjeshtë dhe lakonike: As nuk na vlerësojnë fare. Për ata që se dinë, struktura e ashtuquajtur e vjetër dhe e shkuar e viteve të socializmit, që u mendua si e dalë mode tashmë po tregon se nuk është thjesht e domosdoshme, por e nevojshme. Që nga 1996 kur u shkri Instituti i Studimit e Projektimit të Veprave të Kullimit dhe Ujitjes, ashtu si shumë institute syresh, vendi ynë vuan shumë pasojat e suprimimit të atributeve të tij dhe moskrijimit të asnjë institucioni që do t’i afrohej atij. Nuk duhet harruar se qysh nga viti 1960, kur funksionoi si institucion, ekipi inxhinierik i institucionit, u bë nismëtari dhe ideatori i ndërtimit dhe projektimit të veprave të kullimit dhe ujitjes në të gjithë vendin nga specialistët e njohur vendas. Falë punës së palodhur të sistemit të institucioneve hidrologjike shqiptare u krijua një strukturë, që i dilte përballë nevojave të vendit. “Paradokset fillojnë qysh me shkrirjen e Institutit të Studimit e Projektimit të Veprave të Kullimit dhe Ujitjes dhe përpjekjet tona të këtyre viteve për të krijuar një strukturë të ngjashme po bien në vesh të shurdhër”, thotë një nga ish-ët e këtij institucioni Dr.Ing. Kristo Goga, një nga drejtuesit e tij.

Sot, imperativi i kohës e kërkon me ngulm krijimin e një institucioni, i cili të ketë madhësinë e ish-Institutit, por edhe punonjës të përkushtuar për të kryer detyrat e tij. Varësia e këtij institucioni mund të zgjidhej shumë mirë në kuadër të strukturimit programatik të qeverisë së re, ku detyrat e kësaj strukture mund të lidheshin me të gjithë procesin e mbledhjes së fondeve për punët lidhur me sistemin, kanalizimit të punëve prioritare dhe nisjen e studimeve për t’i shpëtuar kësaj situate të vendit.

Në kushtet ku po jetojmë, Shqipëria realisht është e ekspozuar kundrejt llojeve të ndryshme të katastrofave natyrore, kjo si shkak i ndryshimeve të dukshme klimatike, që kanë ndikimin e tyre në vend, por edhe të kaosit të krijuar njerëzor. Kur mendon pasojat që fatkeqësi të tilla luajnë në fashat e varfra të shoqërisë tonë atëherë bindesh për alarmin që tashmë është prezent ngado. Ashtu si po shihet, pak gjëra mund të ndryshojnë për shkak të lëvizjeve pa kriter të popullsisë, shfrytëzimin e hapësirave urbane pa studime paraprake, që i bën komunitete të tëra kudo në vend që të jenë të ekspozuara. Sikur të mos mjaftojë kjo, pas vitit 1990, specialistët mëtojnë se nuk është ndërtuar asnjë vepër e re, qoftë për kullimin e as për ujitjen, kurse sistemi i kanaleve ujitëse, veprat e artit dhe argjinaturat, po vuajnë pasojat e lloj-lloj keqpërdorimesh etj.

Nuk mjaftojnë më thirrjet për përgjegjës, që artikulohen nga z.Rama dhe z.Basha  sepse përgjegjës janë të gjithë ata që kanë ardhur pas vitit ’90, madje ata vetë më së shumti, por duhet që autoritetet të marrin edhe njëherë në dorë sistemin e veprave të kullimit dhe ujitjes, digat e rezervuarët, argjinaturat etj. Fillimisht t’i skedojnë dhe të bëjnë një database dhe të caktojnë prioritetet e ndërhyrjes. Nuk do shumë punë, përveçse të thërrasësh edhe njëherë në detyrë, qoftë edhe në mënyrë honorifike, njerëzit që e krijuan dhe e mbajtën sistemin e vjetër, që i rezistoi shpesh katastrofave natyrore, përveç shumë studiuesve të vullnetshëm që janë edhe sot. (Javanews)

 

 

Next Post
Valencia pëson humbjen e parë, shkëputet Barcelona

Valencia pëson humbjen e parë, shkëputet Barcelona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In