• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ dhe KLP

by A M
08/10/2024 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqësojnë shoqërinë civile” hodhi të martën shortin e tretë për zgjedhjen e vakancave në dy këshillat.

Nga një garë vetëm me dy kandidatë për KLGJ dhe një për KLP, shorti i tretë nxori fituese për KLGJ Violanda Theodhorin, ndërsa Erjon Fejzulla doli kandidat i vetëm për KLP.

Juristja Theodhori ishte renditur e fundit në rankimin e listës me 6 kandidatë që i dërgoi Kuvendit komisioni Ad-hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve, ku kandidatët prezantuan platformat e tyre për këshillat gjatë seancave dëgjimore.

Në dy shortet e para me gogla ishte përzgjedhur Fejzulla si kandidat për KLGJ, por ai nuk arriti të merrte votat nevojshme prej dy të tretash në seancë plenare.

Zgjedhja e anëtarit të KLP ishte futur në ngërç duke mbetur pa asnjë kandidat, por goglat duket se e zgjidhën këtë gjë duke paracaktuar nga një kandidat për secilin këshill.

Para hedhjes së shortit, Nënkomisioni nuk arriti të bënte një votim formal për kandidatët për shkak të mungesës së anëtarëve të opozitës. Drejtuesja e mbledhjes, Klotilda Bushka njoftoi se në kushtet kur nuk mund të zhvillohej procesi i votimit do të vijohej me procedurën e përgjedhjes me short.

Në raundin e tretë të votimit, kandidatja Theodhori zgjidhet automatikisht si anëtare e KLGJ, mjafton të marrë një shumicë të thjeshtë votash në seancën plenare të së enjtes.

Ajo do të zëvendësojë kryetaren aktuale të këtij këshilli, Naureda Llagami, së cilës i ka përfunduar mandati që në dhjetor 2023. Ndërsa Fejzulla nëse zgjidhet, do të zërë vendin vakant të lënë nga Alfred Balla në KLP, i larguar nga procesi i vetingut.

Nëse Kuvendi nuk e voton në seancën më të afërt plenare, Fejzulla pritet t’i nënshtrohet procedurës formale të shortit pa rivalë edhe 2 herë të tjera.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj në këshillat e drejtësisë është kontestuar në vazhdimësi nga opozita, kryesisht për skualifikimin me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të 4 kandidatëve që kishin kaluar verifikimin formal nga një komision i pavarurar i ngritur nga Avokati i Popullit.

Procedura e plotësimit të vakancave në dy këshillat u hap në korrik të vitit të shkuar, dhe vetëm në korrik të këtij viti Kuvendi arriti të zgjedhë me short 4 anëtarë nga radhët e avokatëve për dy këshillat.

Ndërsa gara për 2 anëtarët e tjerë nga radhët e shoqërisë civile u zgjat në kohë për shkak të proceseve gjyqësore, verifikimit ligjor nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe ngërçit të krijuar me numrin e minimal të kandidatëve të kualifikuar nga nënkomisioni i posaçëm, vetëm dy emra për dy vende vakante.

Next Post
“Me sy të nxirë, dëmtim në kokë e villte gjak”, e moshuara dhunohet nga fqinji me skizofreni

“Me sy të nxirë, dëmtim në kokë e villte gjak”, e moshuara dhunohet nga fqinji me skizofreni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In