• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoqëruesi i Bardhit vrau Xhuvanin, Basha kërkon durim: Prisni edhe pak, sa të zbardhet e vërteta…

by A R
22/04/2021 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha, foli në një intervistë ekskluzive për emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, për zgjedhjet e 25 prillit dhe zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend.

Basha e nisi intervistën me ngjarjen e ndodhur dje në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani, duke e cilësuar një ngjarje të rëndë, dhe duke iu kërkuar të gjithëve që të presin, derisa drejtësia të zbardhë të vërtetën.

Më tej, Basha foli për fushatën elektorale, ku tha se gjatë këtyre javëve ka parë nga afër dëshirën e shqiptarëve për ndryshim.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Me lejoni ta nis duke i uruar shërim të shpejtë efektives së policisë. Ju kërkoj të gjithëve të presin me durim, derisa drejtësia të zbardhë të vërtetën. Shqiptarët janë të tejngopur me këtë fenomen të shit-blerjes. Ajo që do bëjmë më 25 prill, është se do të mbyllim këtë bashkëpunim të errët të pushtetit me krimin, që na ka dëmtuar në shumë procese, sidomos në integrimin e vendit. Jam plot me besim se këtë të diel, shqiptarët, të cilëve iu ka ardhur në majë të hundës shit-blerja e votës, do të votojnë masivisht për numrin 9, duke i hapur rrugë integrimit të vendit.

Këto janë ngjarje që i bëjnë jehonë 8 viteve që duam të lëmë jashtë, janë ngjarje që tregojnë se Edi Rama e di që më 25 prill e pret humbja dhe tregojnë panikun dhe dëshpërimin e tij. Shumica e njerëzve në PS janë të ndershëm, të thjeshtë, dhe kërkojnë zgjidhje për familjet e tyre. Ata janë vëllezërit tanë, që mezi presin ndryshimin. I ftoj që më 25 prill të votojnë numrin 9. I garantoj që qeveria e ardhshme do të jetë e gjithë shqiptarëve.

Kam prekur e parë aq shumë gjatë këtyre javëve, është një entuziazëm i madh i shqiptarëve, që fitoja do iu takojë atyre, që asgjë nuk do mund ta ndalë vullnetin e tyre për ndryshim. Jam i bindur, e dëgjoj nga thirrjet e njerëzve, kur i takoj, demokratë e socialistë, qytetarë, pa parti, të gjithë janë të vendosur të rimarrin Shqipërinë që iu takon, këtë mund ta bëjnë vetëm duke marrë përgjegjësinë për ndryshim”, tha Basha.

/a.r

Next Post
Kryemadhi në mitingun e Tiranës: Lutuni si Nënë Tereza! Rama s’ka gjak shqiptari! Të punojmë me burrat tanë që…

Kryemadhi në mitingun e Tiranës: Lutuni si Nënë Tereza! Rama s'ka gjak shqiptari! Të punojmë me burrat tanë që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In