Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur për arrestimin e dy protestuesve të zonës së Astirit në Tiranë.
Gjatë prononcimit të tij nga protesta, Balliu tha se policia me urdhrat e Edi Ramës ka arrestuar 70-vjecarin Kujtim Ylli për të trembur protestuesit dhe për t’u bërë presion atyre dhe familjarëve të tyre që të mos dalin të protestojnë për shtëpitë.
“Policia e Shtetit nën urdhërat e Edvin Kristaq Ramës, ka nxjerrë fletë arestin për Kujtim Yllin, një burrë të moshuar reth 70 vjeç të cilët këta sot padrejtësisht e kanë lënë Kujtimin në qelitë e rajonit nr 2, për aq sa kemi informacion pasi edhe informacioni që kemi se për çfarë është shoqëruar Kujtimi Ylli nuk është na është dhënë edhe pse kemi shkuar në dy rajone të ndryshme. Edhe në rajonin nr 6 edhe në rajonin nr 2” – tha Balliu sonte.
/b.d