• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shoqëria shqiptare thellësisht patriarkale”

by Mustafa Nano
27/10/2021 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Gjatë dy javëve të fundit, për pesë net, unë kam vendosur në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” një stand-up comedy me titullin “Dielli lind andej nga perëndon”. Ashtu siç sugjeron edhe titulli, unë jam përpjekur të nxjerr në pah, të qortoj e të kritikoj disa tipare të shoqërisë shqiptare; tipare që e largojnë dhe e ftohin shoqërinë tonë me botën perëndimore, të cilën ne dëshirojmë ta përqafojmë (të paktën në planin deklarativ). Besoj se e mbani mend mantrën që ka dominuar në vitet ’90: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Mirëpo në harkun e tre dekadave të fundit, shoqëria shqiptare është bërë më patriarkale sesa ka qenë. Duket paradoksale, por është e vërtetë. Dhe nuk ka ditë që të mos ndodhi diçka për të cilën ne informohemi nëpërmjet medias tradicionale, por edhe rrjeteve sociale. Këto janë zhvillime që na e sjellin shoqërinë shqiptare me tiparin patriarkal.

Në Top-Channel ka filluar një reality show, nën titullin “Big Brother VIP”. Në këtë program, njëra nga konkurrentet është një gazetare që ka punuar për emisionin “Fiks fare”. Ajo quhet Paloma. Në një moment të caktuar, teksa kjo e fundit, gjatë lojës, po bisedonte me dikë, ajo i konfidon konkurrentes tjetër se jeta e saj ka qenë nën efektin e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Sipas saj, dhuna nuk ishte episodike, por një dhunë që ka përbërë refrenin e jetës së saj. Madje, Paloma tregon në mënyrë të detajuar skena që e bëjnë me të vërtetë tragjike atë që ajo ka pësuar. Ajo rrëfen se bashkëshorti i saj vinte i dehur në shtëpi, e në momente të caktuara e tërhiqte zvarrë, e përplaste në dysheme, dhe ajo kishte frikë se koka do t’i ndahej në copa. Ky është rrëfimi i Palomës. Top-Channel e shfrytëzoi këtë rast dhe ftoi në të njëjtin program bashkëshortin e saj dhe krijoi mundësinë që ky i fundit të takohej me Palomën. Ata biseduan, dhe në bisedë e sipër burri i kërkon që të mos e ekzagjerojë situatën. Sipas tij këto janë gjëra që ndodhin.

Është për të ardhur keq që produksioni i këtij programi nuk u ndal në këtë moment, në mënyrë që ta denonconte fort, qartë dhe pa asnjë ekuivok, natyrën e dhunshme të burrit të Palomës. Ishte një gjë që duhej bërë patjetër. Publiku e priste këtë gjë. Megjithatë, me përjashtim të moderatores, që pati një reagim të zbehtë, askush nuk u ndal për ta denoncuar ashtu siç e kishte hak të denoncohej natyra e dhunshme e dikujt, brenda një programi që ka një audiencë maksimale. Kjo tregon edhe një herë se sa patriarkale është shoqëria jonë.

Por ka edhe një situatë tjetër. Ditën e martë, Sali Berisha, një nga njerëzit më patriarkal të shoqërisë shqiptare – ndoshta më patriarkali, pasi ai është përfaqësuesi më besnik i patriarkalizmit në Shqipëri (të paktën në opinionin tim) – ishte në Kavajë. Mesa duket ishte në vendin e duhur. Nëse shikoni fotografitë e bëra gjatë atij tubimi, në sallën ku gjendej Berisha është pothuajse e pamundur të shquash ndonjë imazh gruaje. Në total mund të bëhen vetëm dy silueta grash. Në masën 99%, pjesëmarrja është vetëm burra. Dhe kjo nuk është hera e parë. Kudo ku shkon Berisha e presin vetëm burra, të cilët i thonë: “japim jetën për ty”, “vdesim për ty” etj., etj. Dhe kjo është një shpalosje spektakolare e patriarkalizmit në Shqipëri. Berisha nuk ka pasur kujdesin ta evitojë këtë gjë. Nëse nuk quajmë kujdes faktin se pas shpinës së tij janë katër vajza. Mesa duket është i persekutuar nga ideja se e presin vetëm burra, megjithatë ai nuk bën asgjë për ta ndryshuar këtë fakt. Ai thjesht mban pas vetes katër-pesë vajza vetëm për efekt televiziv. Ngado që ta kapësh këtë ngjarje, ajo mbetet një shpalosje spektakolare e natyrës patriarkale të shoqërisë shqiptare.
Gjej rastin që anë të këtij monologu ta denoncoj fuqimisht këtë fenomen.

Next Post
“Mjeku i lagjes më thotë bëje, gjinekologu jo në asnjë mënyrë”… Gratë shtatzënë konfuze për vaksinën e Covid-19, flasin ekspertët

'Nuk ka patur asnjë rast me komplikacione'/ Drejtoresha e maternitetit flet për vaksinimin e grave shtatzëna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In