• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoqëria në depresion? ‘Mein Kampf’, libri që po lexojnë më shumë shqiptarët!!

by Aalison Pearse Stevens
19/04/2016 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ A po rrëshqet gradualisht Shqipëria drejt një radikalizimi që për momentin duket se është ende i pazëshëm? Kjo është pyetja e parë që të vjen në mend pasi shikon dy djem në një nga baret librari- kafe në kryeqytet, duke gjerbur kafe dhe duke lexuar librin, “Mein Kampf”. Duke marrë shkas nga kjo pyetëm Andën, vajzën e cila kujdeset në këtë librari- kafe për të dhënë librat për lexim, por edhe për t’i shitur ato se, cila ishte shkalla e interesimit për një ndër librat që i thuri himn urrejtjes njerëzore “Mein Kampf”, të shkruar nga Adolf Hitler. Përgjigja e saj ishte shumë e thjeshtë: “Ka shumë që e lexojnë këte libër dhe nuk janë të pakët edhe ata që po e blejnë”.

Sipas saj, grupmoshat janë të ndryshme, pasi ka edhe të rinj, por edhe mjaft në moshë mesatare, të cilët po interesohen për këtë libër. “Librat me histori rozë mbeten ende të kërkuar. Por sa u përket librave me temë historike, apo ideologjike ky libër mbetet nga më të kërkuarit. Unë vetë nuk e kam lexuar dhe nuk do ta lexoj. Ndonëse kam kureshti se përse njerëzit po e kërkojnë gjithnjë e më shumë, kam vendosur që është më mirë të mos e lexoj”, shprehet Anda.

Por për të plotësuar më saktë informacionin Javanews vizitoi edhe disa pika të tjera ku shiten libra. E njëjta përgjigje edhe aty. Librashitësit e veçojnë këtë libër si ndër të kërkuarit kryesisht nga mosha mesatare.

“Nuk di nëse ata që e blejnë shuajnë kuriozitetin. Por besoj se më shumë lidhet me një gjendje jo pozitive të realitetit, ku vihet re se njerëzit po duhen gjithnjë e më pak, ku dhuna vijon të mbetet si alternativë për zgjidhjen e problemeve, pra filozofia e të fortit, dhe nga ana tjetër edhe një diferencim i thellë shtresash që shton më shumë urrejtjen. Këtu mund të kërkohen dhe shkaqet besoj. Ne si librashitës thjeshtë e shesim dhe kaq. Nuk i pyesim për motivet ato që e blejnë”, shprehet Nada H. për Javanews.

Ashtu si dhe në shumë vende të botës edhe në Shqipëri pati një debat jo pak të ndezur lidhur me botimin e këtij libri. Përtej lirisë së botimit shumë figura të njohura, shkrimtarë etj., u shprehën se nuk ishin në mbështetje të botimit shqip, pasi një gjë e tillë mund të sillte jo pak pasoja, kryesisht në fushën e nxitjes së urrejtjes mes njerëzve me besime dhe origjina të ndryshme. Nga ana tjetër libri në vetvete është dhe forma më e qartë e propogandës dhe e manipulimit të mëndjeve njerëzore. Por pse gjithnjë e më shumë shqiptarët po i tërheq ky libër? A është ky një problem që pritet të krijojë jo pak konflikte në të ardhmen mes grupimeve shoqërore në vend? A nxit ky libër kristalizimin e grupimeve radikale që nën petkun e politikës veprojnë të dalë jashtë kontrolli? 72 vite pas botimit kjo vepër mund të duket e “parrezikshme”, por zelli për ta shfletuar gjithnjë e më shumë librin simbol të urrejtjes njerëzore, nuk është një fakt që duhet neglizhuar.

(javanews.al) Me. Ar

 

 

Next Post

Kërkohej për vrasjen e një personi, ekstradohet nga Italia 46-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In