• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shoqëria jonë po bëhet me flokë të bardha”, sociologu: Dy fëmijë sot quhen trofe

by A R
15/11/2023 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tremujorin e tretë të INSTAT për vitin 2023 është evidentuar rënie e numrit të lindjeve dhe rrjedhimisht, rënie të shtimit të  popullsisë. Sociologu Gëzim Tushi shpjegon për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se ky proces ka rreth tre dekada.

Sipas shifrave të sociologut, aktualisht llogaritet 1.2 fëmijë për grua. 400 mijë fëmijë janë në moshën shkollore, një shifër e ulët kjo krahasuar me 1.4 milionë që kanë qenë deri në vitin 1990.

Gëzim Tushi: Ka tri dekada që ka një proces të rënies së natalitetit në shoqërinë shqiptare.

Aldo: Ah, tri dekada?

Gëzim Tushi: Aboslutisht, shikoni. Për të dhënë ca shifra,  në qoftë se në vitin 1960 kemi pasur 5-6  fëmijë për grua, në vitin 1990 kemi pasur 2.6 fëmijë për grua, kështu matet kjo.

Aldo: Atëherë ka qenë edhe një kështu e qeverisë e asaj kohe që nënat me shumë fëmijë kishin një lloj lehtësimi.

Gëzim Tushi: Sigurisht. Kemi arritur te 1.2 fëmijë për grua, do të thotë që tani jemi në proces rënieje,  nuk mbajmë dot as këtë popullsi. Për të mbajtur këtë popullsi që kemi, duhen 2.3 fëmijë për grua. Ne kemi 1.2 që do të thotë procesi është në rënie. Një shifër tjetër për ta kuptuar, ne kemi pasur në vitin ‘90 1.5 fëmijë të moshës shkollore, sot kemi më pas se 400 mijë të moshës shkollore kështu që po prishen balancat midis popullsisë së re dhe popullsisë së plakur dhe prandaj themunë edhe në ato librat që kam shkruar që kjo po bëhet një shoqëri me flokë të bardha, po fillojnë të dominojnë moshat e vjetra. Por pse ka rënë numri i moshave të reja si është puna?

Aldo: Secili ka një arsye, janë shumë kam përshtypjen.

Gëzim Tushi: Ka një gjë, kur ndodh emancipimi, forcohet shtresa e mesme e shoqërisë, bie numri. Sa më shumë forcohet kulturalisht shoqëria, aq më shumë bie numri i lindjeve.

Aldo: Pra profesor, ti po thua që rritja e moshës së martesës…

Gëzim Tushi: Është një nga arsyet.

Aldo: Prandaj zgjedhin ndoshta për të bërë një fëmijë?

Gëzim Tushi: Dy fëmijë sot në sociologji quhet fëmijë trofe, domethënë bën një fëmijë dhe i përkushtohesh atij.

/a.r

Next Post
Mashtronin në ‘Call Center’ të huajt për investime në bursa fiktive, arrestohen 3 të rinj

Mashtronin në ‘Call Center’ të huajt për investime në bursa fiktive, arrestohen 3 të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In