• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoqëria jonë e “butë” që pretendon fëmijë “të padhunshëm”

by Alba Malltezi
18/11/2024 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shoqëri që promovon bullizmin politik, bullizmin institucional, bullizmin familjar dhe shoqëror, papritur pretendon që të ketë adoleshëntë “të butë”. Dhe kush e kërkon? E kërkojnë ata që përnatë nëpër foltore politike dhe studio televizive në vend që të shtjellojnë qartë, qetë, e me logjikë përballjen mes mendimeve të ndryshme, e ngrysin dhe e gdhijnë se si të prodhojnë epitetin më të poshtër për kundërshtarin. Mendojnë, ëndërrojnë dhe prodhojnë fjalën më të rëndë e më ofenduese dhe pasi e thonë atë, i picërrojnë dhe iu shkëlqejnë sytë nga kënaqësia teksa e shohin të prodhuar e të riprodhuar në qindra portale shqipëfolëse, tik tok, X, apo kudo që të mundet e të gjendet mënyrë shpërndarje.

Në krah të ketyre elitave, kryesojnë moderatorë emisionesh të cilët gëzojnë më shumë se kushdo tjetër sepse dikush në studio prodhoi një epitet, një ofendim, një togfjalësh të poshtër që po atë natë apo në ditët në vijim do të shpërndahet akoma më shumë e do të marrë klikime aq të shumta sa meritojnë të ftojnë e të riftojnë të njëjtët njerëz bullizues, ofendues, sharës.

Pastaj të tjerë moderatorë të cilët për të treguar se ndiqen nga masa, nga populli i social mediave, kur nuk kanë mesazhe ofenduese e bullizuese shkojnë e blejnë ndjekës në Indi, Bangladesh e Pakistan duke bullizuar në këtë mënyrë inteligjencën njerëzore për vlerat dhe peshën reale të tyre në shoqëri.

Kemi zgjedhur një shoqëri ku e thjeshta, e natyrshmja, logjika, po shndërrohet në qesharake dhe bullizimi, artificjalja, kitsch-i, promovimi i vlerave false, ngrihen në piedestal pa pyetur dhe pa u shqetësuar për pasojat.

Kemi zgjedhur një shoqëri ku bëjmë sikur të gjithë lexojmë dhe prodhojmë libra një herë në vit në një panair libri dhe nuk kuptojmë se ai bombardim pakditor është shndërruar jo më pak se bigbrotheri që disa e kritikojnë.

Sa lexon një shoqëri dhe sa intelektualë të vërtetë ka podhuar ajo e tregon pikërisht e përditshmja. E tregojnë ngjarjet që na trondisin e që nuk ua lenë radhën njëra-tjetrës të marrin frymë e të shtjellohen në ndërgjegjen e secilit prej nesh. Sot po qajmë vrasjen e një 14 vjeçari, me thikë, në zemër të kryeqytetit, pa menduar aspak thikat që elita jonë e dhunshme ngul përditë e përnatë. Dija, leximi, kultura, arsimimi, edukata, edukimi, janë “armët” të afta të ulin poshtë çdo armë. Po kush ka ngeluar t’ua thotë këtë fëmijëve tanë?

Next Post
Trajneri i 14-vjecarit: Dje ishte në ndeshje, humbje e madhe për të gjithë ne

Trajneri i 14-vjecarit: Dje ishte në ndeshje, humbje e madhe për të gjithë ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In