• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoqëria dhe Politika…. pas 26 Majit!

by Blend Çobani
29/05/2018 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blend Çobani

Sot më shumë se kurrë ke se çfarë shkruan e flet, sipas dëshirës, për Shoqërinë shqiptare

dhe Politikën(ndoshta dhe si klasë, ndoshta dhe si fragmente). “Gjëja më e vështirë nga të

gjitha është që të gjesh një mace të zezë në një dhomë të errët, sidomos kur nuk ka fare

mace”, Konfuc(551-479 pr.K.), absolutisht i preferuari im, aforizëm që edhe sot e kësaj

dite më rezulton më shumë se i vërtetë. Aq i vërtetë sa ndonjëherë thua, a ka ecur ndopak

koha apo rrotullohet rreth vetes si një bosht pa centrifugë?!. Po i le filozofitë e po hyj

paksa në këto rrapëllimat e aktualitetit tonë, me përgjime, babale, rrjeta teli, gurë kokës,

shkopinj policësh, fjalime të nivelit të konkursit për fakultetin e artit skenik tek

Universiteti i Arteve, e të gjitha bashkë.

Një fenomen mjaft interesant u vërejt gjatë protestës së fundit të partive opozitare ditën e

shtunë më 26 Maj. Shoqëria në tërësi dhe ajo e Tiranës në veçanti, e kishin braktisur atë.

Pavarësisht edhe asaj se në prelud organizatorët për të ndezur motorët e oponencës

shoqërore, evokuan me cektësi dhe pa kuptim në thelb, fenomene kyçe të historisë së

njerëzimit, si psh Revolucionin Borgjez Francez(absolutisht pa e menduar gjatë se ky

revolucion solli në fuqi jakobinët dhe më vonë inspiroi Marksin e Leninin!), sikurse jam i

sigurtë se 99% e tyre i dinë vetëm emrin. Pa dalë nga konteksti, nuk jam në dijeni që

ndonjë parti konservatore në Evropë, të ketë sot e kësaj dite isnpiracion Revolucionin

Borgjez Francez, pavarësisht kthesës drejt ndriçimit që ky revolucion shënoi në historinë

e njerëzimit. Për parantezë nga sa kuptohet në rastin e qeverisë aktuale oponenca

shoqërore dëshirohet, pranuar edhe nga Kryeministri nëpërmjet prononcimeve të tij

publike dhe platformës konkrete të “bashkëqeverisjes”(risi kjo në katundin tonë politik).

Rezultati…e panë të gjithë, një grusht militantësh(e që më së paku se kishin idenë e

Revolucionit Francez) edhe ata pothuajse të sjellë të gjithë nga rrethet, të cilët si

kulminacion bënë një gjysëm ndeshje me një grup policësh pranë një ndërtese qeveritare

dhe në fund plagosën vetë me një copë tulle drejtuesin e gazetës së tyre partiake. Me një

fjalë mund të thoshte dikush “U mbars mali dhe polli një mi”, edhe kështu mund të

thuheshe, por edhe më ndryshe, u kristalizua një fenomen i rrallë, i panjohur më parë dhe

mjaft domethënës në Shqipëri, shoqëria shqiptare tejkaloi politikën. Ajo nuk e duron më

tutelën e politikës, ajo nuk pranon më të përdoret si leckë për by… e politikës ku në fund

ata, politikanët, hedhin valle, sikurse çuditërisht ndodhi pikërisht asaj nate në Darkën e

Gabuar, duke hedhur vallen e baftiarit si tribalët rreth zjarrit. Do të thotë dikush se kjo

shoqëri e meriton të vuajë nën këto fenomene dhe këtë situatë ekonomike, e plot të tjera,

duke harruar një gjë të madhe, sistemi që kemi vendosur të jetojmë e gjenerojmë, kudo në

rruzull i pjell këto fenomene, sikurse edhe të tjera mjaft pozitive, por që ne na kanë zënë

sytë vetëm të këqijat, duke i fshehur të mirat se mos “na i shohin”.

Shoqëria shqiptare e tejkaloi politikën, lajm i mirë, se ajo që ndodhi të shtunën e 26 Majit

ishte mesazhi më i fuqishëm i ndërgjegjësimit të madh, i atij ndërgjegjësimi që duhet të

frikësojë seriozisht politikanët shqiptarë të të gjitha krahëve, por sidomos ata të opozitës

të cilët në kushtet në të cilat ndodhen deklarojnë se “po përgjërohen” për popullin, për të

rinjtë, për gratë, për korrupsionin që po na mbyt, për drogën që po na vret, etj., etj. Dhe

pak më vonë, pa kaluar as 24 orë nga këto, hedhin valle, një vallë të tmerrshme të

udhëhequr nga ministri që vrau 26 njerëz shqiptarë ditën për diell e tani hedh valle rreth

varreve të tyre!

2

Shoqëria shqiptare e tejkaloi politikën, lajm i mirë, shpresëdhënës, e çfarë të bën

shoqëria, dikur thoshin “Më mirë një mik se sa një çiflig”, pra më mirë një shoqëri se sa

një pasuri! E pra shoqëria shqiptare me të mirat e këqijat e veta, e tejkaloi politikën dhe

pikërisht më 26 Maj, datë e paharruar në historinë post komuniste të Shqipërisë, kur një

pjesë e politikës u gjakos për votën nëpër rrugët e sheshet e Tiranës. E pra u desh po kjo

datë, ndoshta edhe për rastësi, që të jepej një mesazh i madh, ai i lirisë së vërtetë, duke

“përbuzur” ofertën politike pa esencë mbështetur fatkeqësisht mbi një element të

papranueshëm për shqiptarët, sikurse është ai i “spiunllëkut me qëllim tek miku” dhe

tjetra më e rëndësishmja, të një pritshmërie të madhe, ndoshta më e madhja pas vitit

1991, atë të çeljes së negociatave me BE. Njerëzit në thellësinë e tyre besojnë,

pavarësisht se me gojë shprehin të kundërtën, por brenda thellë ata besojnë.

Shoqëria e tejkaloi Politikën, lajm i mirë, njeriu shqiptar me sa duket e kuptoi më në fund

që duhet të jetë pragmatist, të shohë në të ardhmen e tij, atje ku e ka vendin, në Evropë

dhe jo tek gurët, shkopinjtë, shkuljet e thyerjet.

Shoqëria e tejkaloi Politikën, lajm i mirë, njerëzit me sa u pa e ndanë më në fund egjrin

nga gruri, ata kuptuan se çfarë ju duhet dhe çfarë nuk ju duhet.

Shoqëria e tejkaloi Politikën, lajm i mirë, e padyshim meritën më të madhe për këtë e ka

kryeqyteti ynë i dashur Tirana. Tirana që shikon se cili punon çdo ditë, kush mbjell çdo

ditë, kush rregullon diçka çdo ditë, të madhe apo të vogël qoftë, e nga ana tjetër kush flet

çdo ditë e nuk punon, se edhe kur kishte rastin të punonte për qytetin e tij, nuk punoi. E

pas saj absolutisht Shkodra, qyteti im më i dashur pas Tiranës, ai qytet ikonë e

nacionalizmit shqiptar, djep i demokracisë qytetare, e mençur, plot dije e kulturë të lartë,

patriote e fisnike, që në fund i jep hakun kujtdo me një racionalitet të habitshëm. Historia

ime personale më ka lidhur me këtë qytet dhe këto që i shkruaj janë realitete të

padiskutueshme ku secili mund t’i prekë e t’i ndjejë. Kur për hir të së vërtetës, ishte e

para Shkodra që e braktisi këtë opozitë që kemi sot gjatë një aktiviteti përkujtimor të disa

kohëve më parë. Atë “këmbanë” askush nuk e ka përmendur, megjithëse ajo ra shumë

fort, aq fort sa shurdhoi gjithë Shqipërinë, duke dhënë një mesazh të madh, atë se

Shoqëria racionale dhe e mençur Shqiptare tejkaloi Politikën mediokre, fisnore dhe të

pashpresë. Shqiptarëve ju janë hapur sytë, ata duan një politikë shumë më me klas, një

politikë që jep shpresë, një politikë që punon me kokën ulur, pa salltanete, të thjeshtë, si

vetë populli. Ai që e kupton këtë e FITOI POPULLIN, ndryshe…edhe militantët e paguar

nuk do të vijnë më!

 

Për Politikën, “Ai që mëson por nuk mendon, është i humbur! Ai që mendon por nuk

mëson, është në rrezik të madh!”, edhe kjo nga Konfuc. Nuk jam i sigurtë nëse dikush

lexon më apo jo, mirë do të ishte të lexojnë, të lexojnë pafund.

Shoqëria po ecën shumë më shpejt se Politika, Lajm i Mirë! Ajo, Politika, ka mbetur

shumë, shumë prapa, Lajm i Keq!

a.ç

Next Post
Shpallet paketa fiskale, taksat e reja për bizneset dhe lojrat e fatit

Shpallet paketa fiskale, taksat e reja për bizneset dhe lojrat e fatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

February 25, 2026
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

February 25, 2026
Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

February 25, 2026
Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

February 25, 2026
Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

February 25, 2026
Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In